Vërshime në Francë, 18 të vdekur
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në pjesën jugperëndimore të Francës, si pasojë e shirave dhe vërshimeve të mëdha.
Kështu kanë bërë të ditur të mërkurën autoritetet franceze, sipas të cilave lartësia e ujit në qytetin Draginjan ka arritur në dy metra e gjysmë pas shirave të djeshme të fuqishme.
Autoritetet lokale kanë theksuar se 1.200 persona janë evakuuar nga ky rajon dhe më shumë se 200.000 shtëpi kanë mbetur që nga mëngjesi pa energji elektrike.
Janë vërshuar edhe hekurudhat, si dhe pjesët e rrugëve ndërmjet qyteteve Nica dhe Tulon, në jug të Francës.