Rama gjunjë më gjunjë me popullin
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke se i ka hyrë denjësisht fushatës, për të bindur fermerët në të gjithë vendin. Në turin e dialogut për Bujqësinë, kreu socialist ka drekuar në një familje fshatare, duke qarë nga afër hallet e popullit. Rama u ndal tek familja e Sahit Kuçi në Darëzezë, i cili i ka paraqitur shefit të opozitës problemet e tij mbi bujqësinë. "Të kthehen sytë nga fshatarësia, se baza jonë këtu është”-deklaroi fshatari, teksa shtoi se plehrat kimikë për bujqësinë kushtojnë shumë.
Më pas, Rama i premtoi fshatarit se ardhjen në pushtet, jeta e fermerëve do të ndryshojë plotësisht. “Arsimimi i fëmijëve dhe prodhimi i tokës sonë janë dy gjëra që ne duhet t'i kemi në prioritet. Në të kundërt ne s'kemi as të tashmen as të ardhmen të garantuar. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që ne t'i dëgjojmë njerëzit. Ky proces që kemi filluar të gjithë me vëmendje në të gjithë vendin shërben për të mbledhur ide dhe sugjerime, sepse siç ja di ti tokës, siç e njeh ai që gdhihet dhe ngryset me hallet e tokës, nuk ia dinë ata njerëz që mund të mblidhen dhe të shkruajnë një program në bazë të dijes së tyre nëpër zyra”-tha kryetari socialist.