Estrada e Tiranës feston 60-vjetorin e saj

60-të vjetori i krijimit të estradës së Tiranës, mbledh së bashku në skenë aktorët më të mëdhenj në vite dhe rinjtë. Veli Rada, Skënder Sallaku, Marjana kondi, Xhevahir Zeneli, Sejfulla Myftari emra që janë skalitur në pjedestalin e humorit shqiptarë, do të vijnë secili me nga një pjesë të tyre të repertorit por edhe me interpretime të reja. Veli Rada një nga emrat më përfaqësues të Estradës së Tiranës, shprehet i emocionuar për ardhjen e tij sërisht në skenë e kryeqytetit.
Në orën, 19:00 të datës 30-të, publiku do të gjejë dy etyte metafora që sjellin atmosferën e festive të fundvidit në kryeqytet, tetë këngë të zgjedhura nga fondi i artë i interpretimit në teatrin e varietesë që do të vijnë nën interpretimin e këngëtarëve Luan Zhegu, Kozma Dushi, Anita Take, etj. Pjesë e programit do të jenë cirku i Tiranës, Ansambli Tirana, Banda e Qytetit, si dhe dy formacione interpretuesish.