Elbasan, qëllon me armë gjahu, plagos të vëllanë
Një grindje mes dy vëllezërve ka bërë që njëri prej tyre të marrë çiften dhe të qëlloj mbi vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jagobinë të Elbasanit ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka marrë armën e gjahu dhe ka qëlluar vëllain e tij Artur Eshja duke e lënë atë të plagosur.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Menjëherë autori është larguar nga vendgjarja dhe policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.