Estudiantes, kampion i Amerikës së Jugut
Dukej se ishte rikthyer në shtëpi vetëm për të përfituar një pension të parakohshëm, por Juan Sebastian Veron e bën një tjetër mrekulli në këtë pikë të karrierës së tij: mbrëmjen e të enjtes, duke luajtur një ndeshje të mrekullueshme, të famshme për teknikën dhe lidershipin, i ka dhuruar Estudiantesit të tij fitoren e Kupës së Libertadores, falë fitores 2-1 në shtëpinë e brazilianëve të Kruizeiros. Ka përsëritur kështu pas 39 vjetësh suksesin e babait të tij në të njëjtin kompeticion.