E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ i jep mandatin deputetes Paulina Hoxha

Lista e PS Formaliteti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka formalizuar dje ndryshimin ne Parlamentin shqiptar me humbjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Me nje vendim unanim anetaresia e KQZ-se i ka njohur Paulina Hoxhes te drejten e perfitimit te mandatit sipas renditjes ne listen e proporcionalit qe Partia Socialiste ka depozituar ne nisje te procesit zgjedhor e qe tanime vihet ne levizje per arsye te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese. Akti i KQZ-se i percillet Parlamentit shqiptar qe do te organizoje ne nje nga seancat e veta te radhes edhe ceremonine e betimit te deputetes Hoxha qe hyn keshtu ne mes te mandatit. Ajo eshte e panjohur per skenen politike shqiptare dhe opinionin e gjere publik nisur edhe nga fakti se konkurrimi i saj eshte zhvilluar ne Qarkun e Shkodres. Nderkohe hyrja e saj ne Kuvendin e Shqiperise ndodh pasi deputeti Ilir Beqja humbi mandatin e vet te deputetit si pasoje e nje akuze qe me tej mori udhe institucionalisht e qe sipas se ciles ai kishte perfituar nga te ardhurat publike me kompanine e tij duke qene ne konflikt interesash me detyren e deputetit. Beqja eshte mbrojtur duke thene se ne momentin kur kjo gje ka ndodhur ai nuk kishte bere betimin ne Parlament cka per pasoje e perjashton ate nga qenia ne kushtet e konfliktit te interesit. eshtja ka marre zgjidhje ne Gjykaten Kushtetuese edhe pse Beqja ka bere te ditur se do e ndjeke ceshtjen deri ne Strasburg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›