E Diel, 1 Nëntor 2026

Censusi mbyllet afati jo procesi i pyetjes se qytetareve

Sarande Ne diten e skadimit te afatit edhe ne Jug ka probleme

SARAND. Ne Sarande konsiderohen te plotesuara parametrat e arritura ne procesin e censusit. Sipas Lumturi Kodheljat koordinatore e ketij procesi ne Drejtorine e Statistikes shifrat e deritanishme flasin per nje sukses te realizimit te tij ne Rrethin e Sarandes pasi rezulton qe censusi te jete realizuar ne 97 te banesave e ne 90 te zonave te territorit qe mbulon ky rreth.

Zyrtarisht dje ka qene dita e fundit e procesit te censusit. Por me sa duket ky eshte nje mbarim afati dhe jo i procesit pasi na thone se praktikisht duket se nuk mbaron cdo gje ketu. Perkundrazi ketu fillon. Informacioni i dites se djeshme 21 tetor jepet nje dite me pas me 22 tetor dhe kjo date na thone se do te jete realisht dita e fundit e punes ne terren. Sipas te njejtit institucion kjo nuk do te thote se per probleme te ndryshme ose per paqartesi anketuesi nuk do te shkoje ne terren edhe ne ditet ne vijim.

Lumturi Kodhelaj koordinatore e Censusit 2011 sqaron se per Saranden si rreth eshte realizuar 97 e procesit te regjistrimit te banesave. Ne menyre te detajuar rezultatet sipas njesive vendore jane Bashkia Konispol 100 Komuna Xarre 100 Bashkia Sarande 98 Komuna Markat ne te njejtat nivele Komuna e Ksamilit 98.5 Komuna Aliko 93 Komuna Dhiver 85 dhe Komuna Lukove 95. Sipas Kodhelajt puna e Drejtorise se Statistikes Sarande do te mbaroje kur te jete marre ne dorezim dhe te jete kontrolluar i gjithe materiali i grumbulluar nga anketuesi tek kontrollori dhe nga kontrollori tek supervizori.

Keto te dhena me pas pritet te perpunohen per efekte statistikore dhe nevojat studimore ne Institutin e Statistikave ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›