E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi Censusi i padrejte me shqiptaret ne emigrim

Kryetari i PDIU-se ne Korrce

Kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi e ka cilesuar si te padrejte procesin e censusit mbeshtetur ne faktin se ai ka qene perjashtues per nje pjese te madhe te qytetareve shqiptare te cilet nuk jetojne ne emigracion.  Qe nga qyteti i Korces ne turin Ji krenar qe je shqiptar te ndermarre nga PDIU per sensibilizimin e qytetareve ne lidhje me procesin e censusit dhe deklarimin pa frike te kombesise shqiptare Idrizi e ka konsideruar si te dhunuar kete proces mbeshtetur ne faktin e kerkeses se fotokopjeve te formulareve pas vetedeklarimit si greke te dhjetera qytetareve. Nga juglindja e vendit Idrizi e ka ndalur vemendjen e tij edhe tek largimi i konsullit grek Teodoro Ikonomus mandati i te cilit ka perfunduar diten e sotme. Duke e konsideruar konsullin si nje person i cili eshte perpjekur te percaje qytetaret e Korces idrizi eshte shprehur se Ikonomus ka qendruar ne detyre edhe gjate kesaj periudhe te cilen e ka etiketuar si Periudha e luftes se Helenizmit.  Kreu i PDIU me tej ka ftuar te gjithe pjesemarresit per tiu bashkuar nje proteste paqesore para konsullates greke ku me pankarta ne duar eshte kerkuar qe konsulli Ikonomus te mos kthehet me ne Shqiperi. Pas qendrimit ne shenje proteste para konsullates per disa minuta ne menyre simbolike eshte kenduar edhe himni shqiptar si nje shenje e nacionalizmit dhe unitetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›