Etapë e re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë
Duke gjykuar nga deklaratat publike që u bënë gjatë vizitës zyrtare njëditëshe të nënpresidentit të SHBA-së, Xho Bajden, në Beograd, si nga zyrtarët më të lartë serbë ashtu edhe nga vetë nr.2 i administratës amerikane dhe duke pasur parasysh se kjo vizitë e nivelit më të lartë që nga viti 1980, kur Presidenti amerikan i asaj kohe, Xhimi Karter, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Josip Broz Titos, ndërmerret vetëm 15 muaj pasi demonstruesit protestues serbë i vunë flakën ambasadës amerikane në Beograd, mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mund të thuhet se vizita e Xho Bajdenit mund të konsiderohet se i arriti qëllimet e saj, duke i shërbyer ripërtëritjes së marrëdhënieve amerikano-serbe pas ftohjes së tyre të madhe mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Hiq çështjen e Kosovës, për të cilën qysh pa filluar vizita diheshin qëndrimet e kundërta e mospajtuese të SHBA-së dhe të Serbisë, si dhe atë të NATO-s, së cilës Serbia ende po i qëndron larg, për të gjitha çështjet e tjera të diskutuara, të paktën sikurse bën të ditur dje media e shkruar dhe elektronike serbe, të dyja palët treguan mirëkuptim, duke vënë disa herë në dukje se të dy vendet kanë shumë çështje të tjera, veç Kosovës, për të cilat mund të bashkëpunojnë, në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve amerikano-serbe, të stabilitetit e prosperitetit të rajonit të Ballkanit dhe të aspiratave euro-integruese të vendeve të Ballkanit.
"SHBA nuk presin që Serbia ta njohë Kosovën dhe të hyjë në NATO, por, sidoqoftë, ato do ta mbështesin Serbinë në synimet e saj evropiane dhe euroatlantike. Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, por me SHBA-në është dje aleate përmes programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s", është substanca e asaj që u bisedua, në radhë të parë, mes nr.2 të administratës amerikane, Xho Bajden, dhe Presidentit serb, Boris Tadiç, vinte në dukje media e djeshme serbe që, në të njëjtën kohë, theksonte se "vizita e Xho Bajdenit shënon një etapë të re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë".
Sigurisht, pa hyrë në hollësira rreth përmbajtjes së plotë të bisedimeve të nënpresidentit amerikan me Presidentin Boris Tadiç, Kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe autoritetet e tjera të larta serbe, me të cilët u takua z.Bajden në Beograd dhe duke gjykuar nga deklaratat që u dhanë në publik nga mikpritësit dhe miku i lartë nga Amerika, media serbe vinte në dukje dje se në ato që deklaroi Bajdeni nuk u pa ndonjë shenjë ultimatumi ose të ushtrimit të presionit nga ana e SHBA-së që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur, por se ai (Bajdeni) nguli këmbë te zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis të gjitha vendeve ballkanike, si dhe te një bashkëpunim ndëretnik më aktiv, duke pasur parasysh Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Po ashtu, duke gjykuar nga deklaratat që bëri para publikut, në krah të Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, nënpresidenti amerikan la të kuptohet qartë se SHBA do ta mbështesin Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Por, sikurse vihet në dukje në qarqet e afërta me bisedimet që zhvilluan mes tyre Bajdenit dhe Tadiçi, lidhur me NATO-n, nënpresidenti amerikan bëri vërejtjen se anëtarësimi i Serbisë në NATO ende nuk është në axhendën politike të këtij vendi. Sipas analistëve politikë në Beograd, "janë ende të freskëta plagët që la NATO-ja, duke bombarduar Serbinë në vitin 1999, dhe se njerëzit nuk e harrojnë lehtë këtë".
Sipas burimeve të mirinformuara, gjatë bisedimeve të veçanta mes Tadiçit dhe Bajdenit, Presidenti serb i premtoi nënpresidentit amerikan se "Serbia nuk do të provokonte trazira në Kosovë, por se nuk do të pranonte asnjë lloj forme bashkëpunimi që do të çonte te legalizimi i pushtetit në Prishtinë". Në deklaratën e tij para gazetarëve Tadiçi, sipas medias serbe, u përpoq të tregohej më i "vendosur" sesa miku i tij i lartë amerikan, duke theksuar "qartë" kufirin, përtej të cilit ai nuk do të kalonte në përcaktimin e etapës së re të marrëdhënieve me SHBA-në. Integrimin euroatlantik ai (Tadiçi) e përmendi shkarazi në fjalën e tij, në kontekstin e programit të Partneritetit për Paqe.
Sidoqoftë, Bajdeni, sikurse vë në dukje media serbe, edhe pse nuk ushtroi ndonjë presion të drejtpërdrejtë ndaj mikpritësve të tij serbë lidhur me Kosovën, u la të kuptojë qartë atyre (mikpritësve) se ndaj Kosovës Serbia duhet të ndryshojë qëndrim, nëse do të ecë përpara në rrugën drejt integrimit në Evropë, duke theksuar se në Serbi kishte ardhur me mesazhin e qartë se SHBA duan ta thellojnë bashkëpunimin me Beogradin, të ndihmojnë për zgjidhjen e problemeve në rajon dhe që Serbia të bëhet "anëtare e suksesshme e bashkësisë euroatlantike. "Ne, tha nënpresidenti amerikan, ramë dakord se duhet të gjendet një mënyrë që të avancojmë në çështjet, për të cilat nuk jemi dakord dhe që na ndajnë, dhe midis tyre bën pjesë Kosova. Mund ta pranojmë se për këtë çështje nuk u morëm vesh, me kusht që presim që të mbahen qëndrime të arsyeshme nga secila prej palëve tona", vuri në dukje Bajdeni, duke theksuar se "shpresonte se Serbia do të bashkëpunonte me BE-në dhe me faktorët e tjerë kyçë ndërkombëtarë në kërkim të një zgjidhjeje pragmatike, e cila do të avanconte jetën e njerëzve të saj në Kosovë".
Qarqet nacionaliste serbe, të cilët, sigurisht, nuk ishin shumë të gëzuara që lobisti më i madh amerikan proshqiptar, sikurse e konsiderojnë ata Xho Bajdenin, kishte ardhur m‘u në zemër të Serbisë, në Beograd, dhe madje "guxoi" të shkelë edhe në një nga manastiret kryesorë serbë në Kosovë, në Manastirin e Deçanit. Një nga ultranacionalistët më të flakët serbë, kryepeshkopi i Rashkës dhe i Prizrenit, Artemij, në varësinë e të cilit është manastiri në fjalë, deklaroi publikisht se nuk ia jepte bekimin vizitës së nënpresidentit amerikan në Manastirin e Deçanit. Por Sabori (Kuvendi) i Shenjtë Episkopal i Kishës Ortodokse Serbe, pa dhënë shpjegime, e anuloi vendimin e tij (Artemijes), duke e lejuar vizitën e nënpresidentit amerikan në Manastirin e lartpërmendur.