"E vërteta mbi vdekjen e Mimit"
Më në fund e tregoi të vërtetën e saj tronditëse. Të vërtetën e vetme që e mban të fshehur për vite me radhë, atë që shpjegon, të paktën pjesërisht, shqetësimin, çmenduritë dhe dyshimet që kanë torturuar ekzistencën e saj dhe të së mostrës Mimit, e njohur ndryshe si Mia Martini, e cila vdiq në rrethana misterioze më 12 maj të vitit 1995.
Kjo e vërtetë nuk mund të rrëfehej, por Loredana Berté e ka treguar në një intervistë të gjatë, të dhënë për një revistë muzikore. Gjithçka fillon nga vdekja e së motrës: "Mora vesh që Mimi kishte shkuar tek i ati, të cilin nuk e kishte takuar prej 40 vjetësh". Fakti i parë që të vret veshët, ndërsa e dëgjon të flasë, është pikërisht fjala "i ati", a thua se ai nuk është edhe babai i saj, Xhuzepe Radames Berté, profesori i nderuar i latinishtes dhe greqishtes në Banjara Kalabra, ku kanë lindur ajo dhe tri motrat. "Ai i dha një apartament të pavlerë, ishte bosh. Kishte vetëm një dyshek të vjetër në dysheme. Mimi ankohej vazhdimisht, thoshte se ai vend ta shpifte dhe se nuk do të qëndronte gjatë. Ndenji tri ditë: një kur ishte gjallë dhe dy kur vdiq. Në atë apartament e kishte çuar i ati. Kur e pashë brenda arkivolit u tmerrova: ishte masakruar dhe trupin e kishte të nxirë".
Gazetari që po e interviston është i hutuar, nuk u beson veshëve, kërkon shpjegime, edhe pse njoftimi zyrtar që u dha pas autopsisë tregonte për një atak kardiak nga marrja e një mbidoze droge.
"Nuk e di se si kanë rrjedhur në të vërtetë ngjarjet. Ndoshta e ka gjetur Mimin duke marrë ndonjë dozë dhe e ka masakruar. Ai ka qenë gjithmonë kështu: një baba padron. Mamanë e rrihte me shqelma dhe i jepte helm".
Gazetari e kujton sërish për rëndësinë e këtyre deklaratave, por Loredana është e vendosur, si kurrë më parë, të tregojë gjithçka: "Është e vërtetë. Dua të shoh reagimin e tij. E dini se çfarë bëri në funeralin e Mimit? Renato Zero më la vetëm me të në morg. Unë nuk e kisha takuar ‘babain‘ prej pesë vjetësh dhe gjëja e parë që i thashë ishte: ‘E sheh se çfarë i bëre? E vrave!‘. Dhe nuk mund ta imagjinoni vazhdimin... më kapi për flokësh. Renatos iu desh të më merrte me vete në Romë. Për gjashtë muaj kam bërë gjilpëra, sepse në kokë kisha pulla të mëdha pa flokë. I kishin ngelur në dorë atij atë ditë. Nga grushtet e fortë që më dha, rashë mbi arkivolin e Mimit, i cili ishte i hapur".
Më shumë se një intervistë, kjo është shfryrje e cila është mbajtur e fshehur gjatë. Berté e përshkruan të atin me tone të ashpra, por kurrë më parë nuk ka përdorur fjalë kaq të pamëshirshme. Tregimet të lënë të imagjinosh se vajzat kanë pasur një fëmijëri të keqe nga prania e një babai të dhunshëm, madje jashtë çdo limiti. Por këtë herë, Loredana është e vendosur t‘i tregojë të gjitha, të mos i lërë asgjë imagjinatës. Tregimet e fëmijërisë janë edhe më të tmerrshme: "Mimi ishte shumë e zgjuar, i kuptonte të gjitha situatat. Kur në shtëpi dëgjohej Bethoveni, ishte e sigurt se do të kërciste dajaku. Për ta shmangur këtë, ajo më merrte me vete dhe më çonte në plazh. Një ditë, motrën e madhe, Ledën, e hodhi nga dritarja, sepse kishte marrë 6 në latinisht, dhe duke qenë se ai ishte profesor i gjuhës latine dhe greke nuk mund ta duronte këtë. Një herë, kur Mimi mori 4 në anglisht, u largua nga shtëpia, pa u menduar dy herë. E gjetën në majë të një peme, në periferi të Romës. Ishte gërvishtur nga koka deri te këmbët. E vetmja që ia mbathi vërtet isha unë. Nuk isha budallaqe. Vërtet nuk i kuptoja të gjitha gjërat, por i shihja. Ai ia thyente shishet në kokë mamasë sime sa herë që mbetej shtatzënë...".
Një tmerr pafund që të shastis. Kur gazetari e pyet se si kishin duruar gjithë këto vite dhe kur vendosën t‘i shpëtonin dhunës së të atit, Berté përgjigjet shkurt dhe qartë: "Kur nëna jonë ishte duke pritur një djalë. Ai e gjuante me shqelma në bark dhe papritur dyshemeja e banjës u bë e gjitha e kuqe. Babai ynë sapo kish vrarë të vetmin vëlla që do të kishim. Atëherë unë dhe Mimì vendosëm të largoheshim nga shtëpia. Fatkeqësisht vëllai ynë vdiq, nuk mundi të mbijetonte".
Pas këtij rrëfimi, nuk ka shumë për të komentuar. Janë fjalë të mbushura me dhimbje. Është një plagë e thellë, e cila nuk është shëruar kurrë dhe që e ka kushtëzuar të gjithë ekzistencën e Loredana-s. Më pas, ajo tregon aventurat e saj muzikore, takimet me Renato Zeron, Mastroianin, me pionierin e vjetër të diskografisë italiane, Ladislao Sugar, Lavecin, Fosatin dhe shumë të tjerë, episode, të cilat pas kësaj historie të dhimbshme duken vetëm etapa të një arratisjeje të dëshpëruar për t‘i shpëtuar dhunës.
Mia Martini
Mia Martini, pseudonimi i Domenika Bertè, ishte këngëtare italiane. Ajo është klasifikuar mes zërave më të bukur të muzikës italiane. Ka pasur një karrierë të gjatë artistike, e cila fillon në vitin 1963, me emrin e Mimi Bertè. Në vitin 1982 mori pjesë në Festivalin e Sanremos dhe u vlerësua me çmimin e kritikës, që sot quhet "Çmimi Mia Martini". Dy prej këngëve të saj më të famshme janë "Almeno tu nell‘universo" dhe "Gli uomini non cambiano". Vdiq në moshën 47-vjeçare nga një atak kardiak, në rrethana ende të paqarta të lidhura me përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë karrierës së saj 32-vjeçare ka kënduar në gjuhën italiane, angleze, franceze, spanjolle, portugeze, gjermane dhe greke. Në repertorin e saj ka muzikë "soul", "folk", bluz dhe xhaz.