Aksidentet automobilistike, tre të vdekur
Gjatë 24 orë të fundit janë
regjistruar 5 aksidente të
rënda, tre prej të cilave me
pasojë vdekje. Ndër viktimat është
shënuar një fëmijë 6-vjeçar,
ndërkohë që një prej të lënduarve,
një shtetas italian, është transportuar
me helikopter për në atdhe,
për trajtim më të specializuar. Aksidentet
kanë ndodhur në një
pozitë gjeografike të gjerë:
Gjirokastër, Elbasan dhe Durrës.
Kështu, në Gjirokastër kanë
ndodhur dy aksidente brenda
harkut kohor prej tetë orëve dhe
bilanci i tij është dy të vdekur dhe
dy të plagosur. Aksidenti i parë ka
ndodhur në rrugën kombëtare
Tepelenë-Gjirokastër, pranë vendit
të quajtur Mulliri i Babait, për
pasojë një shtetas, ende i paidentifikuar,
ka gjetur vdekjen, si pasojë
e daljes nga rruga e automjetit
që ai drejtonte. Viktima është ende
në morgun e spitalit të Gjirokastrës,
pasi nuk dispononte asnjë
dokument identifikimi dhe automjeti
ishte pa dokumentacion të
rregullt. Ndërkohë, po në
Gjirokastër, rreth orës 08.30 minuta
të së enjtes, në afërsi të fshatit
Mashkullorë, rreth 5 km larg qytetit
të Gjirokastrës ka ndodhur një
aksident, me pasojë vdekjen e një
27-vjeçari dhe plagosjen e 2 personave
të tjerë. Ndërkohë në Elbasan,
bilanci i viktimave është
një fëmijë i vdekur dhe një grua e
plagosur rëndë. Aksidenti i parë ka
ndodhur rreth orës 13.00 të ditës
së djeshme në lagjen "Emin
Matraxhiu" të Elbasanit. Fëmija
nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka
ndërruar jetë, ndërsa transportohej
për në spital, ndërkohë që autori
është ende në kërkim. Ndërsa
gjatë orëve të vona të së mërkurës,
në aksin Elbasan-Peqin, në ven-
din e quajtur Papër, tri mjete janë
përplasur me njëri-tjetrin dhe për
pasojë 37-vjeçarja Alketa Isufi ka
mbetur e plagosur dhe tashmë
ndodhet jashtë rrezikut për jetën
në spitalin e Elbasanit. Ndërsa në
Durrës, viktimë e aksidentit ka
mbetur një shtetas italian. Ngjarja
ka ndodhur rreth orës 13.45 në
superstradën Durrës-Tiranë, në
vendin e quajtur mbikalimi i serave
në Sukth. Italiani Diego Francesko
Pissa, 32 vjeç, ka pësuar dëmtime
të rënda në të dyja këmbët. Pas
ndihmës së parë në spitalin e Durrësit,
ai është dërguar me helikopter
drejt Italisë për një ndihmë më
të specializuar. Sipas policisë lokale,
Piza është përfaqësues i një agjencie
italiane në Tiranë.
regjistruar 5 aksidente të
rënda, tre prej të cilave me
pasojë vdekje. Ndër viktimat është
shënuar një fëmijë 6-vjeçar,
ndërkohë që një prej të lënduarve,
një shtetas italian, është transportuar
me helikopter për në atdhe,
për trajtim më të specializuar. Aksidentet
kanë ndodhur në një
pozitë gjeografike të gjerë:
Gjirokastër, Elbasan dhe Durrës.
Kështu, në Gjirokastër kanë
ndodhur dy aksidente brenda
harkut kohor prej tetë orëve dhe
bilanci i tij është dy të vdekur dhe
dy të plagosur. Aksidenti i parë ka
ndodhur në rrugën kombëtare
Tepelenë-Gjirokastër, pranë vendit
të quajtur Mulliri i Babait, për
pasojë një shtetas, ende i paidentifikuar,
ka gjetur vdekjen, si pasojë
e daljes nga rruga e automjetit
që ai drejtonte. Viktima është ende
në morgun e spitalit të Gjirokastrës,
pasi nuk dispononte asnjë
dokument identifikimi dhe automjeti
ishte pa dokumentacion të
rregullt. Ndërkohë, po në
Gjirokastër, rreth orës 08.30 minuta
të së enjtes, në afërsi të fshatit
Mashkullorë, rreth 5 km larg qytetit
të Gjirokastrës ka ndodhur një
aksident, me pasojë vdekjen e një
27-vjeçari dhe plagosjen e 2 personave
të tjerë. Ndërkohë në Elbasan,
bilanci i viktimave është
një fëmijë i vdekur dhe një grua e
plagosur rëndë. Aksidenti i parë ka
ndodhur rreth orës 13.00 të ditës
së djeshme në lagjen "Emin
Matraxhiu" të Elbasanit. Fëmija
nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka
ndërruar jetë, ndërsa transportohej
për në spital, ndërkohë që autori
është ende në kërkim. Ndërsa
gjatë orëve të vona të së mërkurës,
në aksin Elbasan-Peqin, në ven-
din e quajtur Papër, tri mjete janë
përplasur me njëri-tjetrin dhe për
pasojë 37-vjeçarja Alketa Isufi ka
mbetur e plagosur dhe tashmë
ndodhet jashtë rrezikut për jetën
në spitalin e Elbasanit. Ndërsa në
Durrës, viktimë e aksidentit ka
mbetur një shtetas italian. Ngjarja
ka ndodhur rreth orës 13.45 në
superstradën Durrës-Tiranë, në
vendin e quajtur mbikalimi i serave
në Sukth. Italiani Diego Francesko
Pissa, 32 vjeç, ka pësuar dëmtime
të rënda në të dyja këmbët. Pas
ndihmës së parë në spitalin e Durrësit,
ai është dërguar me helikopter
drejt Italisë për një ndihmë më
të specializuar. Sipas policisë lokale,
Piza është përfaqësues i një agjencie
italiane në Tiranë.