Ethem Likaj: Gjuhëtarët sharlatanë? Fjalor i nxituar
TIRANE - Ethem Likaj, nuk është plotësisht dakord me kritikën e Pandeli Majkos mbi debatin mes gjuhëtarëve për zanoren ë të patheksuar. Sipas Likës, çdokush ka të drejtë të flasë për gjuhën, por shkalla e gjykimit, imponimit dhe vendimmarrjes është e ndryshme sepse varet nga formimet që ka ai që flet. Akademik, titullar i Gramatikës Historike të Shqipes dhe Morfologjisë së Sotme të Shqipes, Ethem Likaj në vitet 1991-1993 ka qenë Rektor i Universitetit të Tiranës, ndërsa aktualisht punon pranë Departamentit të Gjuhës në Fakultetin Histori-Filologji. Njëkohësisht ai mban edhe postin e anëtarit të Kryesisë së Këshillit Ndërakademik të Gjuhës, e për këtë arsye i kërkuam një mendim mbi zërat kundër diskutimeve të bëra në Akademinë e Shkencave. Ku preket e ku nuk preket ë-ja, pse nuk e mbështet deklaratën e Pandeli Majkos, çfarë synon Këshilli Ndërakademik? Ethem Likaj i sqaron të gjitha në intervistën e mëposhtme.
Profesor, si i keni pritur kritikat që i janë bërë mbledhjes së fundit të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës?
Këshilli Ndërakademik i Gjuhës është një komision që nuk fillon një punë, por vazhdon një të tillë të ndërprerë prej disa vitesh. Synimi i tij nuk ka qenë të përmbysë apo të ndryshojë standardin, por ta përmirësojë atë. Ky përmirësim është përqendruar në aspektin drejtshkrimor. Problemet që u prekën nga ne nuk janë të trajtuara tani, por prej kohësh, dhe jo nga këshilli, por nga grupe të ngritura prej tij. Rifillimi i punës së këshillit ka nisur me një nga problemet e drejtshkrimit, siç është zanorja ë e patheksuar. Ajo krijon probleme jo vetëm për masën e gjerë të arsimuar apo jo, por edhe për specialistët. Hartimi i dokumenteve normative të pranuara për gjuhën standarde është mbështetur në disa kritere: Në atë të shqiptimit, drejtshkrimit, traditës dhe historisë së gjuhës. Veç këtyre është edhe një kriter themelor siç është marrëveshja mes specialistëve. Mund të jetë mënjanuar aspekti shkencor, por nuk cënon gjuhën. Në këto linja vepron këshilli dhe diskutimi për drejtshkrimin do të vazhdojë, për bashkëtingëlloret, zanoren ë të theksuar etj.
Është përfolur një vendim sekret që ju si këshill keni marrë. Flitet për vota pro e kundra... Si qëndron kjo çështje?
Një pjesë e mirë flasin pa e njohur punën, pa e ditur se ç'është bërë. Ne mund të dalim në përfundime por nuk mund të marrim vendime. Ky këshill bën një material, dhe ia paraqit për vendimmarrje një institucioni që mund të krijohet për këtë çështje. Ne mund të paraqesim përfundimet tona në një projekt, pastaj a do të ngrihet një institucion që të ketë vendimmarrje, apo do të ketë një kongres të dytë, është çështje tjetër.
Ka pasur debate brenda Këshillit?
Po, sepse debate ka edhe brenda vetë një individi. Dikush thotë qe të ndiqet parimi fonetik, e dikush që të ndiqet ai morfologjik.
Mund të na i sqaroni konkretisht këto dy parime?
Parimi morfologjik është që të ruhet struktura e fjalës: Nëse bashkohen dy fjalë dhe fjala e parë mbaron me ë, të ruhet ë-ja, e nëse nuk ka ë, të mos shtohet. Parimi fonetik është kur ke parasysh si shqiptohet, ndërsa dikush tjetër thotë të shohim traditën, se si është shkruar ndër vite historikisht, për shembull nëse Buzuku e ka shkruar një fjalë në një mënyrë të ruhet forma e saj. Mendimet janë të ndryshme.
Përfundimet në të cilat arriti Këshilli a ishin me konsensusin e gjithë të pranishmëve?
Nuk kishte konsensus, secili shprehu mendimin e vet dhe në fund u mor parasysh shumica.
Ndarja e gjuhëtarëve në gegë e toskë a është e prekshme apo është një paragjykim?
Kjo nuk qëndron sepse unë jam nga jugu, por jam për heqjen e shkronjës ë të patheksuar në disa raste, ndërsa ka gjuhëtarë të tjerë që janë nga veriu, por kërkojnë që t'i ruajnë siç janë. Nuk ka ndarje gegë-toskë, por ka ndarje mendimesh. Synimi i atyre që duan të bëjnë ndryshime është që ta bëjnë drejtshkrimin e gjuhës shqipe sa më praktik, sa më të lehtë në përdorim. Që nga Kongresi i Drejtshkrimit është vendosur që para fjalëve me prapashtesën -shëm, të mos vendoset ë-ja e fjalëve që mbarojnë me këtë zanore. Për shembull i frikshëm, i pjesshëm, fjalët frikë dhe pjesë mbarojnë me ë, por bie në këto raste për arsye praktike. Për mua do të ishte e drejtë që as para fjalëve me -tar të mos vendoset, por ashtu siç thuhet nevojtar të thuhet edhe gojtar, pa ë.
A ka ndikime politike ky Këshill?
Gjuha nuk është pronë e askujt, as e grupeve as e individëve dhe gjuha standarde është e përbashkët për të gjithë. Për të folur për gjuhën ka të drejtë kushdo, por shkalla e gjykimit, imponimit dhe vendimmarrjes është e ndryshme sepse varet nga formimet që ka ai që flet. Secili ka të drejtë të flasë për gjuhën në vështrimin që ajo të bëhet sa më pragmatike dhe sa më e përbashkët. Edhe politikani ka të drejtë të flasë, nëse s'ka formim për vështirësitë që has në përdorim e nëse ka formim gjuhësor edhe më mirë, sepse jep me kompetencë mendimin e vet. Këshilli nuk ka marrë përsipër të krijojë një gjuhë standarde më vete, por të përmirësojë dhe të vërë në dukje atë që është më funksionale.
Deputeti Pandeli Majko u shpreh se "sharlatanizmi i politikës i ka sëmurë edhe gjuhëtarët..."
Që të flasësh për përmirësimin e standardit duhet që t'i kuptosh drejtë proceset. Nëse unë flas për një përmirësim të saj që është vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit kjo nuk do të thotë se unë jam kundër standardit, përkundrazi që atë që u vendos më 1972 dua ta përmirësoj në atë pikë që ta bëj sa më praktik. 1972-shi s'i ka vendosur të gjitha. Askush deri tani nga anëtarët e Këshillit Ndërakademik se ne do të ndryshojmë standardin. Politikanët duhet së pari të interesohen se ç'bëhet me gjuhën, pastaj ata janë të parët që e prishin gjuhën duke futur fjalët e huaja pavend, fjalë dialektore e nëndialektore. Ata duhet të flasin të parët gjuhën standarde, pra të respektojnë vendimin e instancave në të cilat ka dorë politika, sepse kjo e fundit e vendosi se cili duhet të jetë standardi. Politika zyrtare është ajo që vendos se çfarë do zbatohet. Nëse ka një linjë politike në një vit të caktuar, dhe pas disa vitesh kërkohet moderimi i saj, sharlatanë do të quhen atë që duan ta moderojnë? E njëjta gjë është me gjuhëtarët. Gjuhëtarët nuk janë sharlatanë, është një fjalor i nxituar sepse sharlatanizëm do të ishte të fliste një njeri që jashtë profesionist, i mbështetur nga arsye subjektive.
Pse kolegët ju dalin kundër?
Edhe anëtarët e grupeve që punojnë apo ata të Këshillit ka nga ata që janë kundër, ka ekstreme që kërkojnë ndryshime, ka ekstreme që kërkojnë mosprekjen. Përmirësimi është i nevojshëm, s'po bëjmë ndryshim për ndryshim, por ndryshim për përmirësim. Ka edhe nga ata që thonë se le t'i lëmë njerëzit të flasin si të duan, por kjo krijon anarki.
A jeni për një ligj për të mbrojtur gjuhën?
Është e vështirë ta vendosësh sepse gjuha ka shumë hallka, mund të jepen udhëzime se si mund të përdoret gjuha. S'mund ti lësh as të lirë që të bëjnë si të duan të gjithë. Kushdo që flet për komisionin duhet ta njohë punën e tij, sepse ka njerëz që s'dinë se ç'po bëjmë ne dhe alarmohen se po ndryshojmë gjuhën. Gjuha nuk ndryshohet, nuk e bëjmë ne, s'marrim vendime. Ne nuk jemi mbledhur ilegalisht, ç'është kjo që dëgjoj? Përkundrazi. Në Këshillin Ndërakademik marrin pjesë shkencëtarë, s'mund të marrin pjesë të gjithë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)