Kushtetuesja fakton shkeljet e Ina Rames
Shkeljet e Prokurores se Përgjithshme Ina Rama, në shkarkimin e disa prokurorëve janë faktuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Kreu i organit qëndror të akuzës është paditur nga 3 ish –vartës të saj, të cilët e kanë fituar të drejtën për t’u kthyer në punë në gjykatë, pasi gjykatat kanë konstatuar se vendimet e saj kanë qenë në shkelje të ligjit. Por kryeprokurorja nuk ka pranuar t’i rikthejë në detyrë.
Në një vendim për rastin e shkarkimit nga detyra në vitin 2009 të ish –prokurorit të Kurbinit, Bardhyl Shehu, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se prokuroria e përgjithshme përmes sjelljes së saj ka cënuar të drejtën e ish –prokurorit për t’u kthyer në detyrë, sipas një vendimi të formës së prerë të të gjitha shkallëve të gjyqësorit. Kushtetuesja shprehet qartë se Ina Rama e ka detyrim rikthimin në punë të ish –prokurorit Shehu, por ajo nuk ka shfaqur vullnet për ta bërë një veprim të tillë.
Gjykata konstaton se subjekti i interesuar ka patur mundësi për të ekzekutuar detyrimin ndaj kërkuesit duke e rikthyer në detyrë, qoftë pranë një prokurorie të një rrethi tjetër. Ajo jo vetëm nuk e ka bërë këtë, por nuk ka shfaqur deri tani vullnet për të bërë një veprim të tillë, pasi vazhdon të shprehë hapur se ndodhet në pamundësi për të ekzekutuar këtë detyrim.
Por që dalja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më date 23 qershor të vitit 2011 për rikthimin e Bardhyl Shehut në punë, vetë ish –prokurori thotëe se prokuroria e përgjithshme ka kryer plot 22 emërime të reja.
Teksa ka pranuar kërkesën e paditësit të Ina Ramës, këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar cënim të të drejtës së kushtetuese të ish –prokurorit dhe vetë kushtetutën.
Si përfundim, gjykata konstaton se Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet sjelljes së saj ka cënuar të drejtën e kërkuesit për një proces të rregullt ligjor, të sanksionuar në nenin 42 të Kushtetutës dhe në nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të mosekzekutimit brenda afatit të arsyeshëm të vendimit gjyqësor të formës së prerë vetëm në pjesën që parashikon rikthimin në detyrë të kërkuesit.
Dy prokurorë të tjerë e kanë paditur Ina Ramën për të njëjtën çështje dhe e kanë fituar të drejtën e rikthimit në detyrë nga gjyqësori. Por edhe këto vendime të gjykatave shqiptare, prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka refuzuar t’i ekzekutojë. Mes të paditurve në njërin prej rasteve është edhe presidenti në detyrë i repubikës, Bamir Topi.