Gjirokastër, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Gjirokastër-Kakavijë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 afër fshatit Bodrisht ku një makinë ka përplasur për vdekje 67-vjeçarin Thoma Qirko i cili ishte duke kaluar rrugën.
Mësohet se 67-vjeçari sapo kishte zbritur nga një autobuz që vinte nga Greqia dhe në momentin kur ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës është përplasur nga automjeti me targa INB 8788 i cili drejtohejtnga Spartak Rapo.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.