E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet e boterorit te Formula 1

Felipe Masa do te startoje garen e sotme ne te njejten linje me Jarno Trulin. Per italianin kjo eshte hera e pare per kete sezon qe starton nga ky pozicion. Ne Singapor, Truli arriti te rikuperoje menjehere 2 pozicione ashtu si edhe ne Fuxhi te Japonise.

Pas Mases, Kimi Raikonen starton gjithashtu nga pjesa e paster e pistes ku dhe niveli i ferkimit eshte me i madh.

Finlandezi vete ka deklaruar se me mire te startoje i treti se sa i dyti duke qene se edhe kthesa e pare eshte ne favor te tij.

Lajme te keqija jane per Ljuis Hamilton dhe shokun e tij te skuadres Kovalainen, te cilet te dy nisen njeri pas tjetrit.

Britaniku edhe pse brenda te katershes se pare nuk eshte i sigurte per startin pasi ndodhet ne nje pjese jo te favorshme, aq me shume kur pas tij ka nje pilot si Fernando Alonso.

Gjithsesi presioni dhe frika e nje incidenti te stisur ne start po rritet gjithnje e me shume. Lewis Hamilton dhe Ron Denis kane deklaruar se kane besim te ndershmeria dhe profesionalizmi i Fernando Alonsos.

“Nuk mendoj se do te ndodh ndonje incident, do te jete nje gare e veshtire, por ne duhet ta respektojme njeri-tjetrin”, ka deklaruar Hamilton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›