Ethet e fushatës se rrezikojnë koalicionin

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk sheh rrezik për prishjen e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, pavarësisht fjalorit të ashpërsuar ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.
Duke u përgjigjur lidhur me komentet e fundit të bëra ndërmjet përfaqësuesve të partnerëve të koalicionit qeverisës, të cilat kanë ngjallur mundësinë e prishjes së këtij koalicioni, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka thënë se ai fjalor i përdorur është i bërë nën ethet e fushatës.
Komentet që po jepen më tepër janë të bazuara në ethet e fushatës. Unë i quaj kështu, ethe të fushatës, por jo diçka më tepër, ka thënë Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.