E Diel, 1 Nëntor 2026

Fryma e re e Topit

Share

Nga Renato Kalemi

Javën e fundit të prillit do të shfaqet në skakierën politike partia e shumëpritur e Presidentit Topi. Deri në shtator ajo do të udhëhiqet nga dy strategët themelues të saj, Oketa dhe Biberaj. Por, sa do ta dëmtojë FRD-ja Partinë Demokratike mbetet për tu parë

Tisi i misterit me të cilën Bamir Topi ka mbuluar forcën e re politike që po themelon prej pak muajsh, duket se do të zhvishet përfundimisht në ditët e fundit të prillit. Edhe detaji më i vogël është kuruar me kujdes, dizajni i siglës, flamujve e posterave, gjithçka duket e menduar hollë. E po kaq të hollë janë treguar edhe përgatitësit e strehëzës politike të Presidentit në fund të mandatit 4-vjeçar, në nxjerrjen e sa më pak informacioneve rreth partisë që po kuotohet si ajo që mund të prishë ekuilibrat mes së majtës dhe të djathtës. Nga viti 1991, kur për herë të parë nisën të çelnin selitë partitë e para të sistemit pluralist, formacioni politik i njohur si Partia e Topit, por që sigurisht do të ketë dhe ka një emër tjetër, është forca që ka korrur kureshtjen më të madhe të medias dhe opinionit publik shqiptar. Një rol të madh në këtë ka luajtur mungesa e informacionit, por mbi të gjitha fakti se çdo ndodhë me Partinë Demokratike pas çarjes së radhës, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-ës. Aq më tepër kur askush nuk është në gjendje të deshifrojë dëmin që do ti shkaktojë kjo çarje selisë blu, apo se çpërfitime do të ketë ky grupim me largimin nga PD-ja. Sepse pavarësisht faktit se askush nga radhët e demokratëve nuk do apo smund ta pranojë hapur, ky grupim mund ti bëjë PD-së atë që LSI-ja i bëri PS-së në vitin 2005: Ta nxjerrë në opozitë. Kjo është një nga arsyet që shpjegon sulmin ballor që selia blu ka nismuar këtu e muaj më parë ndaj Presidentit Topi.

Pas debateve të fillimit, emri është vendosur, e po ashtu edhe data e shpalljes: partia do të quhet Fryma e Re Demokratike dhe nga 25 prilli do të regjistrohet zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës, nga ku do të nisë rrugëtimin e vet politik një grupim njerëzish, të cilët me statusin e të pakënaqurve në selinë blu, premtojnë për futjen e një fryme tjetër, të re, në politikën shqiptare. Do të jetë një parti e të gjithë shqiptarëve, e rinisë, intelektualëve, burrave dhe grave që nuk janë përzier në afera dhe korrupsion, do të shpallte Aleksandër Biberaj, një nga themeluesit kryesor të partisë, misionin dhe bindjet e forcës politike. E ndërsa, statuti dhe programi i FRD-së, me të cilat janë angazhuar për muaj me radhë vetë Biberaj dhe mbështetës të tjerë të Topit, ish deputetë dhe ish anëtarë të larguar në kohë të ndryshme nga PD-ja, tashmë janë mbyllur e shumë shpejt do të bëhen publike, misteri i radhës mbeten emrat dhe figurat që i janë bashkuar e do ti bashkohen këtij formacioni politik. Pesha që ata kanë në elektorat mund të na thotë më shumë mbi të ashtuquajturën Parti e Topit, nëse ajo do të jetë një dështim apo sukses në skakierën politike.

Prova e parë e çarjes në Partinë Demokratike është më e afërt se zgjedhjet e 2013-ës. Ajo do të ndodhë pas tre muajsh, në korrik, kur Parlamenti do të angazhohet në votimin e Presidentit të ri të Republikës. Deri në atë kohë, e kur zyrtarisht Bamir Topi do të lërë mandatin, FRD-në do ta udhëheqin dy figurat kryesore, ish deputetë të PD-së, Gazmend Oketa, në rolin e kryetarit, dhe Aleksandër Biberaj. Kjo hierarki është rënë dakord të respektohet deri në çastin kur do të mbahet Kongresi i partisë në shtator, ku edhe pritet të zgjidhen për katër vjet forumet drejtuese, strukturat dhe kryetari e ri i partisë, i cili do të jetë kreu aktual i shtetit Bamir Topi. Këtë javë grupi themelues i partisë pritet të paraqesë zyrtarisht jo vetëm figurat kryesore të tij, por edhe të gjitha detajet me të cilat do të dalë në skenën politike. Muaji prill ishte caktuar si koha e përshtatshme për këtë, por data u shty disa herë për të bërë një dalje publike dinjitoze. Një pjesë e mirë e fondeve janë shpenzuar për administrimin e godinës ku është ngritur selia e partisë, në rrugën George W. Bush, përballë selisë së Parlamentit, në krah të Komunitetit Mysliman Shqiptar, në ndërtesën e njohur si Pallati i Kasmëve. Gjithçka është thuajse gati, përveç mobilimit të zyrave të drejtuesve me kolltukë e tavolina, flamuj e detaje të tjera si këto.

Por, nëse Frymës së Re Demokratike i mungojnë ende zyrat e kolltuqet, Biberaj, Oketa dhe të tjerët kanë mbyllur kapitullin e statutit dhe programit të partisë. Ende askush nuk di asgjë konkrete për përmbajtjen e tyre, ndërsa media është mjaftuar me rrjedhje të vogla informacioni mbi atë se çfarë parashikon statuti e programi i një partie që po etiketohet si e hapur, liberale ndaj fraksioneve, me mandat të kufizuar të kryetarit e gjithë drejtuesve të tjerë; pra, ndryshe nga PD e PS. Është detyrimi ynë për të përfaqësuar dhe zbatuar misionin e Dhjetorit ’90, ku nuk mendohej një parti me kryetar të përjetshëm, i ka dhënë ngjyra nostalgjie Biberaj. Në daljet e tij të pakta në media, ai ka zbuluar se kryetari do të ketë vetëm dy mandate dhe çdo drejtues do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë, një formë e cila synon rotacionin e emrave në krye të partisë dhe eliminimin e drejtuesve të përjetshëm. Madje për marrjen e mandatit të dytë është menduar të futet një klauzolë, e cila parashikon se për t’u rizgjedhur kryetar duhet të fitosh më shumë vota se në mandatin e parë. Nga ana tjetër, statuti përpiqet të sigurojë një ndarje të mandateve ekzekutive me mandatet politike, çka do të thotë se një ministër nuk do të mund të mbajë post politik në parti. Kjo ka qenë një nga kërkesat kryesore të një grupi deputetësh në PD, nga viti 2005, kur ajo erdhi në pushtet. Burimet konfirmojnë se një vëmendje të veçantë i është kushtuar mendimit ndryshe në parti, për lejimin e fraksioneve, çka duket si një lloj përgjigjeje ndaj Partisë Demokratike për mungesë lirie në parti. Të gjithë të larguarit nga selia blu janë shprehur për mungesë të lirisë dhe mendimit të hapur, elementë që më pas i kanë shtyrë jashtë saj.

Me mbylljen e programit, platformës politike dhe ngritjen e strukturave, përfshirë edhe të rinisë dhe forumit të grave, njëkohësisht po përgatitet terreni për të aplikuar për tu bërë pjesë e Partive Popullore Europiane, një organizëm i cili ka në përbërjen e vet partitë e djathta të Europës. Por, të gjitha këto mund të mos vlejnë fort shumë përballë faktit se cilat do të jenë figurat drejtuese të partisë, përveç Topit, Oketës dhe Biberajt, që do ta mbajnë gjallë këtë ngrehinë. Këtu tisi i misterit shtohet edhe më, pasi lajmet e dala në media janë shpesh kontradiktore. Përfundimisht është vendosur se personat kyç të saj dhe që do të dalin publikisht si themelues, përveç Oketës dhe Biberajt, rreshtohen edhe ish deputeti Sali Shehu apo ish-kryeministri, Aleksandër Meksi. Madje, ky i fundit mund të jetë edhe një spekullim mediatik, për arsye se nuk ka folur publikisht për angazhimin e tij me Frymën e Re Demokratike. Edhe më i dyshimtë mbetet rasti i Eduard Selamit, ish kryetar i PD-së në vitet 92-95, i cili jeton prej kohësh në SHBA, e që para disa javësh i është propozuar të jetë pjesë e partisë. Nuk dihet nëse Sela

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›