E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet hemorragjike, Vasili: Raste sporadike, nuk ka epidemi

TIRANË - Rastet e shfaqjes se etheve hemorragjike në vend janë sporadike dhe jo epidemi, ndërsa rastet janë nën kontroll, u shpreh sot në një komunikim me mediat, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, një person ka humbur jetën nga ethet hemorragjike në Spitalin Infektiv.

Vasili tha se “ethet hemoragjike të të gjitha llojeve dhe formave që paraqiten me të gjitha sindromat duhen vlerësuar maksimalisht, pasi janë shfaqje klinike të rëndësishme dhe serioze, të cilat të patrajtuara mund të shkaktojnë vdekje”. Ai beri apel për të gjithë qytetarët që të komunikojnë me mjekun në çdo rast të prekjes nga ethet dhe të mos improvizojnë zgjidhje. Vasili garantoi se situata ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë, ai vuri theksin tek bashkëpunimi me pushtetin vendor qe është prioritet absulut për sa i takon atyre patologjive që lidhen dhe me sfondin natyror, sikurse përcjellja e sëmundshëmrisë nga mushkonjat, insektet e ndryshme etj. “Kuptohet qartë që një trajtim sa më i gjerë në terren është i domosdoshëm dhe ndërkohë unë kërkova nga ekspertët një raport të gjerë jo thjesht mbi rastet, por mbi potencialet e rrezikut, sepse rastet janë shumë të pakta dhe ky është realiteti, por ne vlerësojmë potencialin e rrezikut”, tha ai. Më tej, Vasili vuri theksin tek dizinfektimi që, sipas tij, nuk mund të bëhet në momentin më të papërshtatshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›