OSBE-ODIHR: Zgjedhjet e 8 Majit pozitive, por tepër të polarizuara
TIRANË-TIRANË-Plot 3 muaj pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet vendore, OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin për vlerësimin e tyre.
Në raport vlerësohet se zgjedhjet që u zhvilluan më 8 maj në Shqipëri ishin konkuruese dhe transparente, por që sërish nuk munguan problemet.
procesi sipas OSBE-ODIHR ishte pozitiv në përgjithësi, por u vërejt një fenomen që ndikoi negativisht, polarizimi. Mosbesimi mes Qeverisë dhe opozitës solli ndikim negativ në procesin zgjedhor, vleresohet ne raport.
“Zgjedhjet lokale u mbajtën në një mjedis politik pas krizës dhe përleshjet e dhunshme të 21 Janarit që rezultuan me 4 vdekje. E ndërsa zgjedhjet ishin konkuruese dhe transparente, ato ishin tepër te polarizuara me mosbesim mes partive politike në qeveri dhe opozite. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, dy partite kryesore nuk kryen detyrimet e tyre elektorale në mënyre të përgjegjshme duke ndikuar negativisht në administrimin e zgjedhjeve. Mosmarrëveshjet partiake brenda KQZ gjatë përgatitjes per zgjedhje dobësuan aftesine e këtij institucioni për të kapërcyer boshllëqet dhe dykuptimësite në Kodin Zgjedhor.”-thuhet ne raport.
Me tej raporti vlerëson regjistrimin e partive dhe kandidatëve në nivel lokal si dhe fushatën elektorale si mjaft aktive, por duke vënë në dukje se fushtata u dëmtua nga raste të shumta dhune.
“E ndërsa pati më pak abuzime me resurset administrative për qëllime fushate sesa në zgjedhjet e kaluara, u vunë re përpjekjet për të bërë presion ose për të frikësuar votuesit”-vazhdon raporti i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 8 Majit.
Në raport vlerësohet edhe roli i medias në këto zgjedhje, ku thuhet se moria dhe diversiteti i mediave lejuan votuesit për të zgjedhur nga një shumellojshmeri alternativash politike. E megjithate, në kundershtim me ligjin, transmetuesit televiziv shpesh reflektuan anësi politike në raportimin e tyre të zgjedhjeve ndërsa nuk i dhanë hapësire të mjaftueshme partive te vogla.
Dhe ne kete kuader, TVNews 24 vleresohet si një prej kanaleve televizive me pasqyrimin më neutral ndaj dy partive kryesore.
Votimi
Raporti vazhdon më pas me vlerësimin e procesit të votimit ku citohet se,votimi shkoi mjaft mire ne 384 qendra votimi, por pati probleme në 10 % të qëndrave të votimit lidhur me plotësimin e kërkesave ligjore, sic është respektimi i plotë i fshehtësise së votës dhe implementimi i ruajtjes së integritetit zgjedhor.
Numërimi
Kurse procesi i numërimit u vlerësua tepër i gjatë dhe me ndërhyrje të panevojshme nga partitë politike.
“E ndersa procesi i numërimit u vlerësua në përgjithesi pozitivisht, ai ishte shume i gjatë dhe në disa vende pati vonesa të panevojshme dhe ndërhyrje nga partite politike. Ne disa qendra numerimi, procesi i numërimit të votave nuk iu përmbajt procedurave”.
Gara për Tiranën
Raporti analizon gjithashtu garën për kryeqytetin duke thënë shprehimisht se veprimet tepër të kundërshtuara post-zgjedhore nga KQZ me qëllim përcaktimin e rezultatit të garës në Tiranë, edhe pse të mbështetur pjesërisht nga Kolegji Zgjedhor, dëmtuan edhe më shumë besimin se KQZ po vepronte si një organizem i panshem dhe i pavarur.
Rekomandimet
Pas vlerësimit të të gjithe procesit zgjedhor, OSBE/ODIHR rendit 27 rekomandime ku fillimisht kërkohet që raporti perfundimtar i zgjedhjeve të mëparshme të Qershorit 2009 të konsiderohet si nje prioritet imediat.
OSBE/ODIHR rekomandon kryerjen e Reformes Elektorale përpara zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se diskutimet për këtë duhet të përfshijnë jo vetëm partite politike por edhe KQZ, e grupet e vezhguesve. “Formula për përbërjen e KQZ duhet të rishihet si dhe të rritet besimi në aplikimin e tij të pavarur dhe të paanshëm të Kodit Zgjedhor”-thuhet më tej në rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Po kështu rekomandohet përmiresimi i Kodit Zgjedhor, lidhur me vlefshmërine e votave të hedhura në kutinë e gabuar dhe procedurave që duhen ndjekur në rastet kur ka mospërputhje mes numrit të votave të hedhura në kuti dhe numrit të votuesve.
OSBE/ODIHR rekomandon me shume peërpjekje lidhur edhe me votimin familjar.
Në rekomandime thuhet gjithashtu se KQZ duhet të publikoje rezultatet paraprake nga qendrat e votimit menjëhere në internet në mënyrë që të garantojë transparencën e procesit të tabulimit të rezultateve.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Raporti i plote i OSBE-ODIHR, versioni Anglisht