Banoret serbe ne Vushtrri kunder ndertimit te ures ne komunen e tyre

Ne Kosove grupe qytetaresh serbe te fshatit Prilluzhe te komunes se Vushtrrise protestuan kunder fillimit te ndertimit te nje ure qe lidh fshatrat e kesaj komune me rrugen kryesore Prishtine - Mitrovice. Ata thane se ndertimi ures qe lidh rreth 12 fshatra te banuara me shqiptare cenon sigurine e banoreve serbe. Autoritetet komunale thone se ura lehteson jeten e te gjitha komuniteteve te zones. Protestat e sotme pasojne nje periudhe tensionesh te larta ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe.