Jepte qera kundrejt ryshfeteve në stadium, pranga drejtorit të “Qemal Stafës”
TIRANE-Drejtori i kompleksit sportiv “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku është vënë në pranga nga policia nën dyshimin se ka marrë ryshfete
Nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, sot rreth orës 16.00, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Taksa e qerase", në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gazmend Ahmet Sallaku, vjeç 41, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Shoqërisë Anonime të Qendrës Sportive, pranë Stadiumit Kombëtar ”Qemal Stafa”.
Zedhenesja e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Klejda Plangarica, beri te ditur nepermjet nje deklarate per shtyp se, "arrestimi tij u bë pasi ky shtetas i ka kërkuar dhe i ka marrë një tjetër shtetasi si ryshfet shumën prej 150.000 lekësh në këmbim të dhënies me qera të një ambienti me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit ”Asllan Rusi”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të mësipërme si dhe kontrata e qerasë provizore e datës 15.08.2011 me një afat njëvjeçar.
Materialet në ngarkim të shtetasit Gazmend Sallaku i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Korrupsionit Pasiv", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Sallaku erdhi në këtë post në Janarin e vitit të kaluar per zevëndësimin në këtë detyrë të Perikli Dhales i shkarkuar pas një incidenti të rëndë kur gjatë takimit miqësor Gramozi–Real Madrid, për afro 90 minuta u ndërpre energjia elektrike në stadium në katër kullat ndriçuese për shkak të djegies së transformatorit.
(d.b/BalkanWeb)