Raporti i OSBE-ODIHR, Berisha: Frymëzim për zgjedhjet e ardhshme
TIRANE-Menjëherë pasi OSBE-ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 majit, kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp përshëndeti raportin dhe e vlerësoi atë objektiv dhe frymëzues për zgjedhjet e ardhshme.
"Shpreh vleresimin tim dhe te qeverise shqiptare per raportin final te OSBE-ODHIR per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi".
Sipas tij, raporti me një kthjellësi të kristalë vlerëson zgjedhjet vendore të 8 majit, si zgjedhje kompetitive, transparente dhe si zgjedhje, aspektet pozitive të të cilave kanë hedhur bazat e progresit të ardhshëm.
Duke u ndalur tek procesi i numërimit, kreu i qeverisë nënvizoi se raporti i OSBE/ODIHR, thekson se numërimi ishte pozitiv ndaj dhe shprehet se zgjedhjet ishin kompetitive, transparente.
“ODIHR në një nga rekomandimet e tij thotë se numërimi, vlerësimi dhe trajtimi i votave të hedhura në kutinë tjetër duhet të parashikohen në Kodin Zgjedhor. Kërkohet të qartësohen me ligj qëndrimet ndaj tyre”, u shpreh Berisha.
“OSBE-ODIHR kane dhene vleresim pozitiv per zgjedhjet e 8 majit në Shqiperi. Ky vleresim pozitiv eshte merite e sistemit tone".
"Cdo vote u hodh, u numerua, u vleresua, u llogarit ne menyren me transparente, ndaj zgjedhjet e 8 majit jane vleresuar si zgjedhje transparente", theksoi më tej Berisha.
Kryeministri pranoi rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ftoi kreun e opozitës, Edi Ramën për bashkëpunim.
“Ftoj opoziten per zbatimin e rekomandimeve te OSBE-ODIHR, duke bere kompromise per t'i sherbyer reformave ne vend” .
Gjithashtu Kryeministri Berisha deklaroi se, "Komisioni i Venecias duhet te asistoje per reformat ne vendin tone, qe te kemi kuadrin me te mire ligjor"
(d.b/BalkanWeb)