Ethet hemorragjike, rast i ri ne Kukes Sonila Isaku
Ethet hemorragjike po perhapen shume shpejt ne zonen verilindore te vendit, pikerisht ne Kukes. Nje tjeter rast eshte shenuar diten e djeshme, duke bere qe vetem per dy jave te numerohen 9 persona te prekur nga semundja e rende.
Rasti
Semundja infektive qe qarkullon kryesisht ne zonen e Tropojes dhe te Kukesit edhe kete here ka infektuar nje grua e cila eshte transportuar me urgjence ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane per shkak te gjendjes se renduar. Mjeket dyshojne se behet fjale per ethet hemorragjike, semundje nga e cila pak dite me pare gjeti vdekjen nje person i kesaj zone. Mesohet se pacientja e sotme eshte e aferme e viktimes. Ne QSUT ekipi i mjekeve ka marre nen kontroll pacienten dhe po perpiqen ti shpetojne jeten. “Pacientja eshte paraqitur ne gjendje te rende, dyshohet se ajo mbart etehet emoragjike. Aktualisht jemi duke bere ekzaminimet paraprake dhe trajtimin e pare te saj” kane pohuar mjeket Spitalit Infektiv ne QSUT. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Shendetesise, e infektuara kishte lidhje familjare, me 45 vjecaren nga Kukesi e cila humbi jeten rreth nje jave me pare ne Spitalin e Gjakoves, pikerisht nga Ethet Hemorragjike. Menjehere pas disa rasteve ne qytetin verior, Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka urdheruar qe cdo i dyshuar me ethe hemorragjike qe paraqitet ne spitalin e Hasit apo Kukesit te niset urgjentisht drejt Tiranes.
Semundja
Mjeket bejne te ditur se epidemia perhapet me ane te nje rriqne e cila eshte nje kafshe e vogel qe jeton kryesisht ne zonat malore te uleta dhe qe ushqehet me gjakun e kafsheve te pyllit. Ne rast kontakti me njeriun, kjo kafshe ben infektimin e gjakut me virusin e semundjes e cila nese nuk kurohet ne kohen e fundit eshte vdekjeprurese. Gjate muajit Qershor, rishfaqja e etheve hemorragjike ka shkaktuar panik tek banoret e Kukesit dhe te Hasit, vecanerisht tek te afermit e te prekurve. Sipas mjekeve te spitalit rajonal te Kukesit, gjate 2 javeve te para te Qershorit ka pasur 9 raste, mes tyre dhe nje femije nderkohe qe nje grua nga Hasi ka humbur jete ne spitalet e Kosoves pasi semundja kishte avancuar se tepermi. Nderkohe pak dite me pare ne QSUT jane paraqitur edhe paciente me bruceloze. Te dyja semundjet, si ethet hemorragjike, ashtu edhe bruceloza, perfshihen ne kategorine e semundjeve infektive. Sipas mjekeve, per shkak te transmetimit te infeksionit, virusit nga kafshet te njerezit, prekja nga semundja eshte e menjehershme dhe ne rast se nuk merren masa per t’u trajtuar ne menyre te specializuar ne spital, pacientet mund te kene komplikacione dhe probleme serioze per perkeqesimin e gjendjes shendetesore, duke shkaktuar deri dhe ne humbje te jetes. Rastet e pacienteve te prekur nga keto dy semundje kane ardhur nga rrethet, sidomos veriu i vendit.
Semundjet infektive
Per shkak te rritjes se temperaturave, papastertive, viruseve ne qarkullim, ushqimeve te pakontrolluara, bagetise, por edhe per shkak te mungeses se informacionit, shpesh here banoret si ne fshat, ashtu edhe ne qytet, preken nga semundjet infektive. Ne kete kohe, kur zyrtarisht ndodhemi ne stinen e veres, kur temperaturat jane gjithmone ne rritje, mjeket, specialistet e shendetit publik, ekspertet e sensibilizimit te popullates ne drejtorite e higjienes, keshillojne higjiene personale, higjiene ne ambientet e shtepise, ushqim te paster, te ruajtur ne kushte frigoriferike, si dhe konsum te produkteve duke kontrolluar afatin e skadences. Drejtoria e Higjienes ka terhequr vemendjen e qytetareve per te blere produkte te kontrolluara ne tregje dhe markete te kontrolluara dhe jo ne tregje informale, edhe pse cmimi mund te jete shume me i lire.
Si perhapet semundja ne Shqiperi
Ethet Hemorragjike jane semundje infektive akute e cila merret nga kafshet, insektet por edhe kontakti i ngushte mes njerezve. Shenjat e kesaj semundje jane temperature, ethe dhe hemorragji qe ne shumicen e rasteve eshte edhe shkaktare e vdekjes. Personi i infektuar peson demtim te sistemit vaskular si dhe crregullim te aftesise rikuperuese te organizmit. Ende nuk ka mjekim specifik per te .
E gjithe zona e Kukes-Hasit e Tropojes po mbahet ne survejance per te shmangur rritjen e rasteve te reja me ethet hemorragjike. Nga te dhenat e ISHP qe nga viti 1986 ne Shqiperi sikurse ne gadishullin e Ballkanit qarkullojne 2 lloje ethesh hemorragjike, ajo e kongokrimese dhe ethet hemorragjike renitale.