“Njerez te Humbur”, te tjere persona kthehen prane familjes
Ne nje maratone te gjate transmetimi “Njerez te Humbur” ka mberritur ne javen e 37 – te, te ketij sezoni, duke shkuar me afer zgjidhjeve te shume historive personash te humbur, qe ende nuk jane zbardhur. Edhe kjo jave erdhi me raste te reja te publikuara per here te pare ne emision, si dhe me histori te tjera qe kane marre zhvillim dhe qe presin te zgjidhen, fale kerkimeve dhe hulumtimeve te stafit “Njerez te Humbur” si dhe lidhjet e forta qe ka krijuar me shume bashkepunetore te tjere, qe kane krijuar tashme nje familje te madhe, me qellimin e vetem te bashkimit te shume familjeve te ndara nder vite. Serish emisioni u pasua nga nje numer i madh telefonatash nga qytetare dhe emigrante shqiptare, qe kane ofruar ndihmen e tyre jo vetem ne dhenien e informacioneve por edhe te verifikimit te tyre. Vazhdon te jete pjese e kerkimeve dhe hulumtimeve intensive rasti i Shpend Bucaj. Nderkohe qe nga Gjermania nuk ka ende nje pasqyrim te sakte te asaj qe mund te kete ndodhur atje me 46 vjecarin nga Prishtina, ne Shqiperi gjithnje e me shume po perforcohet dyshimi se Shpendi ka qendruar pas zhdukjes nga deti. Sa me shume qe informacionet flasin per pranine e tij ne territorin shqiptar, aq me teper rritet misteri per te. Verifikimet jane bere ne te gjitha vendet ku ai eshte pare ne Shqiperi, por askund nuk eshte zbuluar ndonje gjurme e tij. Paralelisht, me prezantimin e fakteve me te fundit te kosovarit te humbur 28 vjet me pare, dy histori te reja u publikuan duke fokusuar vemendjen e teleshikuesve ne humbjen e Asllan Metes si dhe te Proletar Toshkollarit. Historia e pare e ka zanafillen qe ne kohen e regjimit komunist, kur Asllan Meta pas disa vitesh burgimi lirohet ne vitin 1990. Pas nje qendrimi 1 vjecar ne shtepine e tij, ai largohet nga Laci per ne Durres, dhe prej ketu zhduket. Nderkohe, Proletar Toshkollari, i humbur perpara dy vitesh nga Greqia, nuk ka lene asnje gjurme dhe sinjal, qe mund te jape shpresa per gjetjen e tij nga familja. Per here te fundit ai telefonon gruan e tij per t’i thene se do te largohej, por nuk e ben te ditur destinacionin e tij. Por nuk munguan as lajmet e mira edhe per kete emision. Arman Sota i larguar vetem perpara 1 muaji, eshte kthyer ne familjen e tij ne Shqiperi, pas largimit te tij ne Greqi. Njekohesisht, nje rast urgjent i zhdukjes se nje vajze nga Tirana qe nga data 31 maj, u zgjidh me sukses, pasi 14 – vjecarja telefonoi ne studio per te thene se vazhdonte te ndodhej ne Tirane dhe ishte mire.
Zgjidhet enigma e Armand Sotes, 14 vjecarja nga Tirana telefonon ne studio
Armand Sota, eshte personi qe tashme nuk i perket familjes se te humburve ne programin televiziv “Njerez te Humbur”, pasi ai eshte kthyer ne shtepi duke qetesuar prinderit, gruan si dhe djalin 6 vjecar qe nuk dinin se c’fare kishte ndodhur me te nga data 16 maj te vitit 2010. Armandi ishte nisur ne drejtim te Greqise ne rruge klandestine ne daten 15 maj dhe dhe pas bisedave te herepashershme me babain e tij, telefoni i tij dilte i fikur. Prinderit priten disa dite me shpresen se Armandi do ti telefononte, por kur pane se kjo nuk po ndodhte atehere ata denoncuan menjehere ne policine e Lushnjes dhe me tej ne programin “Njerez te Humbur”. Anoncimi i zhdukjes se Armandit, solli informacionet e para ne Tsmantas, nje fshat grek ne kufi me Shqiperine. Emigrante aty, treguan se Armandi ishte pare aty, jo ne nje gjendje te mire shendetesore. Nderkohe perpos verifikimeve ne Greqi, per fat te mire Armandi arriti te telefononte ne shtepi nje dite perpara dhe ju dha lajmin e mire se ishte duke u kthyer. Ai kishte pasur disa incidente te ndodhura menjehere pas mberritjes ne Greqi, por fatmiresisht ankthi i familjes se tij mbaroi shume shpejt. Lajmi i mire u anoncua direkt ne studio dhe me urimin qe fatin e bashkimit te Armandit me personat e tij te dashur ta kene te gjithe, emisioni vazhdoi per te publikuar humbjen e nje vajze te larguar rreth 20 dite me pare. Fabjola Hamza ishte larguar nda data 31 maj dhe per te gjitha ditet qe kaluan ajo nuk u kthye apo te telefononte ne shtepine e saj. Vajza ishte ne nje moshe minorene dhe prinderit ishin te shqetesuar per ate c’ka mund ti kishte ndodhur. Fatmiresisht pas thirrjes per ndihme per personat qe mund te ndihmonin ne gjetjen e Fabjoles, vajza 14 vjecare telefonoi vete ne studio dhe tregoi se ishte mire dhe do te kthehej ne shtepi.
Prane kontaktit me 35 vjecarin nga Lushnja, Proletar Toshkollari
Largimi i papritur i Proletar Toshkolarit, nga Greqia u anoncua ne vazhdim. Proletar Toshkollari ka lindur ne qytetin e Lushnjes, ne 25 Qershor 1975 dhe aktualisht eshte 35 vjec. Ne vitin 1998 Proletari se bashku me bashkeshorten Thellezen, udhetuan drejt Greqise. Probleme ekonomike si dhe humbja e vellait dhe motres se tij, shkaktoi gjendje te veshtire shendetesore tek Proletari. Thellenza, e gjendur ne nje situate te tille i kerkon ndihmw familjes se saj dhe familjes se Proletarit. Pavaresisht perpjekjes se vazhdueshme per ta kthyer 35 vjecarin ne jeten normale, gjendja e tij u veshtiresua edhe me shume dhe ne daten 5 Korrik 2008 ai largohet nga shtepia. Para se te shkepuste cdo lidhje me familjen, ai ka marre ne telefon motren duke I treguar se nuk do te ndodhte asgje e keqe, vetem se ai donte te largohej per disa kohe. Nga ky moment familja vazhdimisht ka marre telefonata anonime, ku e fundit eshte bere para nje muaji, nga nje person qe ka thene se quhej Poli, njesoj sic e therriste shkurt familja Proletarin. Ky person kishte thene se jetonte ne Markopulos dhe punonte aty. Gjate publikimit ne emisionin “Njerez te Humbur” informacionet te shumta vijne nga Pireu i Athines dhe shume teleshikues, disa prej te cileve ishin dhe miq te Proletarit, treguan se ai punon ne ndertim dhe eshte shendoshe e mire. Ditet ne vazhdim eshte premtuar edhe nje numer telefoni per te degjuar shume shpejt zerin e Proletarit dhe per te gezuar motrat dhe prinderit e tij qe e presin prej 2 vitesh.
Nje tjeter piste e zbardhur per Asllan Meten
Ne vitin 1991, Asllan Meta largohet nga qyteti i Lacit ne drejtim Te Durresit. Nga kjo levizje e fundit e tij nuk u mesua se c’fare ndodhi me tej me te. Historia e tij nis shume vite me pare, kur ne vitin 1975 nga nje konflikt I shkaktuar Asllan Meta denohet me 25 vite burgim. Ne vitin 1990 ai merr amnistine dhe del nga burgu per t’ju rikthyer jetes normale. Nderkohe, kishin kaluar shume vite qe ai ishte menjanuar nga jeta e dikurshme dhe kishte sugjeruar here pas here se deshironte te shkonte per te jetuar jashte. Ne gusht te vitit 1991, ai merr trenin nga Laci dhe niset per ne Durres dhe prej aty ai zhduket. Kerkimet nga familja kane qene te vazhdueshme, por asnjehere me rezultat. Shpresat pakesoheshin cdo dite per gjetjen e tij, kur ne vitin 1999, ne nje darke familjare, nje i njohur i Asllanit dhe familjes se tij ka thene se e kishte takuar ate ne Jemen. Informacioni i dyte ka ardhur nga Kreta e Greqise.
Disa kusherinj te Asllanit, punojne dhe jetojne ne Krete. .Atje kishin takuar nje person qe i kishte pritur dhe i kishte ftuar te uleshin ne nje lokal. Ai ishte shume i ngjashem me Asllanin, por nuk e kishte pranuar asnjehere se ishte ai. Pergjate transmetimit televiziv, telefonatat qe pasuan e ndryshuan rrjedhen dhe drejtimin e kerkimeve duke u zhvendosur ne Itali. Deri ne vitin 1993 ai ka qendruar ne Firence dhe me tej mendohet se mund te kete levizur per ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.