Etiopi, votimet mbyllen paqësore dhe të qeta
Kryeministri etiopian Meles Zenaëi tha të dielën se ai pret të fitojë zgjedhjet kombëtare në sajë të të dhënave të partisë së tij në zhvillimin ekonomik, si dhe përfshirjen për mashtrim të partisë opozitare.
Ndërkohë Kryevëzhguesi i Unionit Europian përshendeti atmosferën e qetë gjatë proçesit të votimeve. Votimet u mbyllën ashtu siç priteshin, dhe zyrtarët zgjedhore shqyrtuan të gjitha kutitë para nënshkrimit të tyre. Kryevëzhguesi i BE-së Thijs Berman tha se vendi prej 80 milionë banorësh, votoi në mënyrë të qetë dhe paqësore.
"Ne pamë sot një proces zgjedhor paqësor dhe të qetë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët etiopianë, të cilët treguan transprencë gjatë votimeve.
Ata e treguan këtë në mënyrë masive pasi pati pak abstenime dhe pritet që numri i votuesve ta kalojë 70 përqindëshin", tha Berman.
Gjatë vitit 2005 pati shumë dhunë, kur Fronti Demokratik Revolucionar Popullor tha se kishte fituar zgjedhjet. Gjatë asaj kohe forcat e sigurimit vranë 193 protestues, dhe 7 policë u vranë gjithashtu si pasojë e dhunës. Ndërsa ka pasur pak rrëmujë në zgjedhjet aktuale në Oromia dhe Tigrey, kryeqyteti ishte shumë i qetë gjatë ditës së votimit.