Hauai, republikanët fitojnë zgjedhjet pas 20 vitesh
Një republikan arriti të fitojë zgjedhjet në Hauai, kur në vitin 2008, presidenti aktual i SHBA-së Barak Obama doli fitues me 72%.
Në zgjedhjet e zhvilluara për të mbuluar deri në nëntor një vend vakant në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Carls Dju mori 39% të votave, për herë të parë pas 20 vjetesh. Ndërkohë dy kundërshtarët e tij rivalë, që të dy demokratë, morën 31% dhe 27.8% të votave.
Megjithëse shihet si një votim jo fort i rëndësishëm, pasi për të njëjtin vend do të votohet në nëntor në zgjedhjet e mesmandatit, republikanët e konsiderojnë një sfidë për Obamën, i cili është rritur në Hauai.
"U kemi dërguar një mesazh të fortë. Ne nuk do të rrimë duarlidhur dhe të shohim vendin tonë që mbytet nga taksat, borxhet dhe shpenzimet e palimituara të parave publike", tha Dju.