Etna rinis aktivitetin ndalen fluturimet

Aeroportet në Siçili përballen me vonesa pasi rifillon aktivitetin vullkani në malin Etna. Shtëllunga të dendura hiri mbushën qiellin në jug të Italisë. Ekpertët thonë se nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt të ketë një shpërthim të madh.
Vullkani ngrihet mbi qytetin siçilian të Catanias, e shpërthimet e tij rrallë janë shkaktuar dëme apo nevojën për evakuuim. Megjithatë reja e dendur e tymit një ditë më parë pezulloi fluturimet mbi zonë, ndërsa dhe gjatë ditës së sotme pasagjerët janë përballur me vonesa.