Iken Buhler Gjenerali Drews ne krye te KFOR

Në Komandën qendrore të NATO-s në Kosovë, në “Film City”, gjenerali gjerman Erhard Drews mori komandën e rreth 5500 ushtarëve të KFOR-it nga paraardhësi i tij Erhard Buhler, në prani të udhëheqësve të lartë të Aleancës Veri-Atlantike dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore.
Ceremonia solemne u zhvillua nën vallëzimin disa të rinjve shqiptarë dhe serb dhe me praninë për herë të parë të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të rreshtuar përkrah ushtarëve të NATO-s.
Ushtarakët e lartë të NATO-s thanë se ngjarjet e fundit në veri dëshmuan nevojën e pranisë së aleancës e cila do të vazhdojë të ofrojë siguri në tërë territorin e Kosovës, përfshirë dhe veriun.
“Sfidë e misionit të KFOR-it ishte fakti se në veri pertej lumit Ibërm jeta kishte ndaluar. Në këtë pjesë qytetarët kanë qene nën presionin e disa individëve dhe grupeve të caktuar që kishin si qëllim ndarjen e kësaj pjese nga pjesa tjetër e Kosovës”-tha Buhler.
NATO ka mirëpritur edhe marrëveshjet e arritura së fundi në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe ka mbështetur fuqishëm procesin e bisedimeve.
“NATO-ja përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit. Marrëveshjet e fundit që trajtuan çështjet praktike paraqesin hapa të rëndësishëm, por ende ka punë”-tha Samuel Locklear, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate me Komandë në Napoli.
Presidentja Atifete Jahjaga e ka quajtur të pazëvendësueshëm rolin e NATO-s në Kosovë që sipas saj u dëshmua me paqen që solli ndërhyrja në very.
“Burrat dhe gratë- pjesëtarë të KFOR-it kanë luajtur një rol të veçantë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, të mirëkuptimit ndër-etnik dhe të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”-tha Jahjaga.
Ndërrimi i Komandës së KFOR-it ndodh në një moment të vështirë, në kohën e tensioneve ndër-etnike në veri ku për të siguruar paqen në këtë pjesë NATO-ja dërgoi trupa shtesë muajin e kaluar. Ish komandanti i KFOR-it Erhard Buhler pati një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës dhe arritjen e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit për dy pikat doganore në veri e cila është në fuqi deri më 15 shtator.
Sala Mustafa