Mourinho Reali i kompletuar nuk duam me lojtare

Real Madrid nuk ka më nevojë për asnjë lojtar tjetër. Kjo është deklarata që ka bërë tekniku i merenges, Joze Mourinho, në një konferencë për shtyp, që mbyll rrugën cdo tratative, për më tepër kur prej kohësh flitet interesimi i madh i Los Blancos për yllin brazilian Neymar. Portugezi, përpara ndeshjes me Getafen, për të dytën e La Liga, është shprehur se cdo repart është i kompletuar dhe madrilenët e kanë merkaton të përfunduar.
“Nuk do të nënshkruaj më me asnjë lojtar tjetër, sepse kjo do të thotë se nuk ka asnjë të dëmtuar, nuk kemi asnjë problem dhe do të vazhdojmë me këto futbollistë deri në fund të sezonit. Futbollistët që janë në skuadër janë zgjedhur me kujdes. Janë lojtarë vërtetë cilësorë, tepër të përgatitur dhe me objektiva të qarta për sezonin” përfundoi Special One. Real Madrid është përforcuar me portugezin Fabio Coentrao dhe Nuri Sahin, duke ruajtur skuadrën e edicionit të kaluar. Starti i kampionatit spanjoll ka qenë pozitiv për të besuarit e Mourinhos, që shkatërruan 6-0 Saragozën, ndërsa kërkojnë të fitojnë gjithcka për të thyer dominimin katalanas në Spanjë dhe Europë.
Eno Skarço