"Etnon" dhe Stine ne pergatitje te klipit me te ri
Shume prane lansimit te bashkepunimit te tyre te titulluar "On Fire", jane reperet e grupit "Etnon", Stine dhe Dj Blund & Real 1. Tashme ata kane realizuar kengen dhe jane ne pergatitje te klipit te kenges, i cili sipas 'making of' eshte duke u realizuar ne Shqiperi. Ky do te jete vetem nje prej bashkepunimeve te shumta te "Etnon" ne kete stine te nxehte vere, pasi ata kane paralajmeruar edhe nje kenge me Dafina Rexhepin. Me siguri qe kjo kenge do te pritet me shume interes, pasi edhe Dafina eshte nje kengetare qe ka nje numer te madh fansash, qe ne nje fare menyre do te rrisin e numrin e atyre qe do e klikojne kete bashkepunim i cili fare mire mund te kthehet edhe ne nje hit vere.