"Barcelona dhe Messi janë si kafshë"

Trajneri aktual i Sevillës, Unay Emery ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes me Barcelonën. Trajneri spanjoll e ka lartësuar Barcelonën duke përdorur një term të rëndë për këtë skuadër.
"Ata në fushë janë si kafshë. Kur ata të sulmojnë, skuadra duhet të jep gjithçka për ti ndalur, por shpeshherë është e pamundur ti ndalësh. Barcelona ka Messin, një lojtar që për mua është më shumë se një njeri dhe futbollist. Kundërshtarët mund të habiten nga aftësitë e tij, për ata është vështirë që ta rivalizosh" ka thënë Emery./Indeksonline/