E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistet, notat maksimale te pakta

Maturantet e gjithe vendit jane njohur gjate dites se djeshme, me rezultantet e provimeve me zgjedhje. Nderkohe specialistet e AVA-s, te cilet kane kryer edhe keto korrigjime, kane pohuar se niveli ka qene mesatare, nderkohe qe edhe numri i ngelesve ka qene i larte. Lenda e cila "ka futur ne kurth" maturantet, ka qene historia dhe gjeografia, duke u menduar si dege te lehta dhe per te mos mbetur pa shkolle. Por realisht keto dy lende, i kane skualifikuar automatikisht nga e drejta e studimit. Pas korrigjimit te testeve, te 38 mije nxenesit qe perfunduan shkollen e mesme, arriten te njihen me rezultatet e dy provimeve qe vendosin perfundimisht, nese jane ose jo fitues te nje universiteti. Pas kesaj faze, pritet qe te behet edhe percaktimi i fituesve ne 11 universitetet publike te vendit. Renditja e tyre, do te behet sipas kuotave te percaktuara per vitin e ri akademik. Ata kandidate qe duan te bejne vete nje llogari paraprake te pikeve, tashme kane te gjithe komponentet. Per t'u ardhur ne ndihme eshte bere publike formula e llogaritjes, si dhe shembujt qe vene ne dispozicion specialistet. Keshtu, duke pasur parasysh edhe tabelen me fituesin e fundit per cdo dege, kandidatet do te kene mundesi te shohin se me cfare niveli pikesh konkurrojne, duke pasur parasysh 5 komponentet qe permban skema. Kjo skeme nuk do te vleje per maturantet qe kane dhene konkurse ne Arkitekture, Akademine e Arteve dhe ate te Sporteve, pasi ata do te kualifikohen vetem ne baze te konkursit. Keshtu formula e llogaritjes se pikeve eshte: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letersia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti, sipas provimeve me zgjedhje. Sa i perket mesatares, pesha e saj njesoj si vitin e kaluar eshte ne masen 20%. Kete vit numri i kuotave te pranimit ka shenuar rritje. Vetem ne auditoret e Universitetit te Tiranes, pritet qe te ulen rreth 7000 studentet te rinj. Nje numer i konsiderueshem degesh te reja, priten te hapen edhe ne universitetet e rretheve. Studentet do te shpallen fitues, vetem ne nje prej degeve ku kane konkurruar.

Shembull per llogaritjen e pikeve

Marinela aplikon ne Universitetin e Tiranes per te vazhduar studimet ne degen e mjekesise.

Ajo ka mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme te profilizuar, profili natyror dhe ka nje

note mesatare nga shkolla e mesme 8.34.

Ne dy provimet e detyruara ajo ka keto rezultate:

• Ne Letersi 8.72

• Ne Matematike 9.15

Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato qe perfshihen ne bllokun natyror dhe ka si

rezultate:

• Ne Fizike 9.23

• Ne Biologji-Kimi 9.52

Fakulteti i Mjekesise ka shpallur se shkolla e mesme e pergjithshme e profilit natyror ka

koeficientin 1.4

Po ashtu Fakulteti i Mjekesise ka shpallur se parapelqen bllokun natyror, pra zbaton

koeficientin 1.3 per kete bllok.

Atehere kryhen keto llogaritje:

Shumezojme:

• 8.34 (nota mesatare e shkolles se mesme) x 1.4 (koeficienti per llojin e shkolles) =

= 11.676

Shumezojme:

• 8.72 (nota ne gjuhe-letersi) x 1.4 (koeficienti per llojin e shkolles) =

= 12.208

Shumezojme:

• 9.15 (nota ne matematike) x 1.4 (koeficienti per llojin e shkolles) =

=12.81

Shumezojme:

• 9.23 (nota ne fizike) x 1.3 (koeficienti per bllokun me lendet me zgjedhje te preferuar)

= 11.999

Shumezojme:

• 9.52 (nota ne biologji-kimi) x 1.3 (koeficienti per bllokun me lendet me zgjedhje te

preferuar) =12.376

Secili prej rezultateve shumezohet me 100:

11.676 x 100 = 1167.6

12.208 x 100 = 1220.8

12.810 x 100 = 1281.0

11.999 x 100 = 1199.9

12.376 x 100 = 1237.6

Rezultatet mblidhen

1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›