E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihana takohet në mënyrë të fshehtë me Kris Braun



Rihana dhe ish-i dashuri i saj, Kris Braun raportohet se kanë kaluar fundjavën në të njëjtin hotel në Nju Jork edhe pse atij i është ndaluar të jetë afër saj për shkak të lirimit me kusht. Siç raporton “New York Post”, dyshja kanë kaluar fundjavën në mënyrë të fshehtë në të njëjtin hotel luksoz në mes të qytetit, “Trump International Hotel”. “Ata i kanë kaluar dy ditë duke mbërritur dhe duke u larguar me automjete të ndryshme nga garazhi i nëntokës së ndërtesës 52-katëshe. Të dy kanë marrë masat e duhura për të shmangur ekspozimin në publik, përfshirë edhe përdorimin e veturave me kurthe për të shmangur reporterët dhe fotografët”,- ka shkruar “New York Post” Ditët e fundit Kris Braun në adresën e tij u kërkoi falje fansave dhe u shpreh se ndihej keq për veprimin e tij ndaj Rihanës. Ai tha se i kishte kërkuar asaj falje për gjithçka kishte ndodhur, megjithatë pendimi i tij ishte shumë i thellë dhe për këtë arsye donte ta ndante edhe me fansat në gjithë botën.

28 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›