Pritet Asambleja e Jashtezakonshme
Bardheblute nuk kane blere, ende asnje lojtar me peshe, pervec nje mbrojtesi kroat qe eshte afruar nga ana e trajnerit, Ilia Loncarevic. Merkatoja e vaket e koheve te fundit, lidhet me faktin se grupi qe doli kampion mbeti me pak ndryshime. Por pas ndeshjes evropiane dhe eliminimit nga Stabaek, nuk ka vijuar e njejta atmosfere. Bardheblute kane dale ne stervitje dhe pritet te nisin nga perforcimet nga java tjeter, pas nje analize per ndeshjet evropiane dhe atij te edicionit te kaluar. Para se te veproje ne merkato, Tirana ne fund te javes, ka paralajmeruar mbledhjen e Asamblese se Jashtezakonshme, e cila do te emeroje drejtuesit e rinj te klubit dhe te ekipit. Sakaq ekipi i ri, pas besimit te trajnerit kroat, Ilia Loncarevic, eshte ne pritje te perforcimeve per te pasur me te sigurt arritjen e objektivave, ku titulli mbetet synimi kryesor.