Eto’o mund të kthehet te Barcelona

Samuel Eto’o mund të kthehet te Barcelona. Lajmi i jashtëzakonshëm vjen pikërisht nga qyteti katalan, më saktësisht nga e përditshmja El Mundo Deportivo.
Të martën, sulmuesi kamerunas, ish anëtar i Interit tani futbollist i Anzhit, ka qëndruar në Barcelonë ku është takuar me disa prej ish bashkëlojtarëve të tij nga Barcelona, me të cilët ende ka marrëdhënie të mira, përfshirë Xavin, Puyolin dhe Valdesin.
Element vendimtar për një rikthim të tij te skuadra në të cilën luajti mes 2004 dhe 2009 duke fituar gjithçka.
Por, trajneri Pep Guardiola do të largohet nga posti në fund të sezonit andaj Eto’o – i cili thuhej se kishte mosmarrëveshje me strategun katalan e që u përcollën me transferimin e tij – mund të rikthehet në Nou Camp.