Milani transferon Montolivon dhe Traoren

Milani ka bërë dy përforcimet e para për sezonin e ri duke transferuar mesfushorët Bakaye Traore nga Nancy dhe Riccardo Montolivo nga rivali Fiorentina.
Nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit, Rossonerët kanë njoftuar se Traore ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2015 kurse Montolivo për një vit më tepër, deri më 2016.
Traore dhe Montolivo i bashkohen Milanit si futbollistë të lirë pas skadimit të kontratave me klubet e tyre përkatëse.