Owen largohet nga Man Utd

Sulmuesi Michael Owen ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Twitter se Manchester United nuk i ka ofruar kontratë të re, pasi ajo e tanishmja ka skaduar në fund të këtij sezoni.
32 vjeçari, ish reprezentues i Anglisë erdhi në Old Trafford në korrik 2009 por bëri vetëm 52 paraqitje.
“Menaxheri më ka informuar se do ta kem ndeshjen e lamtumirës të martën pasi klubi nuk do të më ofroj kontratë të re. Jam kënaqur në çdo minutë të këtyre tri viteve që kam kaluar në këtë klub fantastik”, shtoi Owen në profilin e tij zyrtar në Twitter.