E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo i shkel syrin Trezegesë, tifozët e Milanit nuk janë dakord

Negociatat për Luis Fabianon
janë ende të bllokuara: menaxheri
i brazilianit i ka cilësuar pak
14 milionë eurot e ofruara nga
Milani. "Mendoj se bisedimet me
skuadrën italiane janë mbyllur",
deklaroi Hoze Fuentes. Largimi i
sulmuesit të Seviljas bëri që për
një moment në klubin e rrugës
"Turati" të mendonin alternativën
David Trezege. Ndërkohë që, në
miqësoren me Viçencën, sulmuesi
francez refuzoi të merrte shiritin e
kapitenit, pas largimit nga fusha të
Del Pieros (duke u justifi kuar se i
takonte Kielinit ta mbante). Menaxheri
i tij, Antonio Kaliendo, u pikas
duke darkuar me administratorin
e kuqezinjve, Adriano Galiani dhe
Ernesto Bronxetin. Kaq ka mjaftuar
që të ngriheshin dyshimet se në "San
Siro" ishin të gatshëm "të sakrifi konin"
Borrielon, për të siguruar shërbimet
e lojtarit të Juventusit. Milani
ka reaguar shpejt, duke përgënjesh-
truar spekulimet. Nëpërmjet një
deklarate për shtyp të Galianit, në
faqen zyrtare të klubit bëhej me dije
se "Borrielo nuk prekej". "Marko Borrielo
nuk është në shitje dhe për këtë
arsye konfi rmojmë se emri i tij nuk
është përfshirë në asnjë negociatë të
merkatos. Për klubin, ky lojtar është
absolutisht i pashitshëm".
Gjithsesi, hipoteza Trezege duket
se i pëlqen trajnerit Leonardo, i
cili nga grumbullimi në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës është
shfaqur entuziast: "Bëhet fjalë për
një futbollist që ka shënuar mijëra
gola, shpjegoi ai. Nuk di asnjë detaj
rreth këtij transferimi, por padyshim
që Trezege është një lojtar i
jashtëzakonshëm". Drejtuesi i stolit
të "Djallit" foli edhe për çështjen
"Fabiano", ku pranoi se "janë bisedime
që shumë shpejt do të sjellin një
përgjigje: po ose jo. Gjithsesi, deri
më tani negociatat kanë mbetur në
vend". Fjalët e ëmbla të Leonardos
për sulmuesin nuk janë mirëpritur
nga tifozët. Mbështetësit kuqezinj
nuk janë të entuziazmuar rreth
emrit të Trezegesë për disa arsye.
Së pari gjendja e tij fi zike (në vitet e
fundit francezi ka munguar shpesh
për shkak të dëmtimeve), por edhe
mosha e tij e madhe (afrimi i një
lojtari 32-vjeçar është kundër premtimeve
të drejtuesve, për të rifreskuar
skuadrën). Ndërkohë, e kaluara me
Juventusin nuk përbën shumë problem,
pasi ajo mund të harrohet lehtë,
si në rastin e Pipo Inzagit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›