Eto`o: Jam i gatshëm për Anzhin

Sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto`o, ka garantuar se ai është plotësisht i përgatitur për të luajtur në Rusi.
Kamerunasi u largua nga Interi për të kaluar te pasanikët e Anzhi muajin e kaluar për një shumë që u raportua se kapte vlerën e 28 milionë euro dhe me 30-vjeçarin që thuhet se do të përfitojë rreth 20 milionë euro në vit.
Eto`o tani ka garantuar se ai është i përkushtuar t`i qëndrojë besnik kontratës me Anzhi, dhe se do t`i bëjë ballë klimës së ftohtë ruse.
“Kam luajtur futboll në temperatura nën zero në shumë raste, prandaj jam mirë i përgatitur për motin e ftohtë në Rusi”, ka thënë Eto`o, përcjell Reuters