Humbja e Romës, trajneri merr përgjegjësinë

Trajneri i Romës ka marrë përgjegjësinë për humbjen e turpshme që e pësoi skuadra e tij. Roma u mposhtë në terrenin vendas nga ekipi i Cagliarit, dhe paraqitja e skuadrës ishte e një niveli të ulët.
“Unë kam një skuadër të mirë, dhe jam i zhgënjyer me rezultatin, më vjen keq për shikuesit, por fajtori jam unë, sepse jam trajneri i skuadrës”, thekson Enrique. Në pyetjen se sa do të zgjasë kjo lojë e dobët e skuadrës romake, Enrique thekson se ka një projekt afatgjatë, dhe se është optimist se lojërat e mira do të vijnë shumë shpejtë.