Eto'o: derbi midis Interit dhe Milanit
Barcelonë - Një duel dhe derbi i mundshëm për Samuel Eto. Inter dhe Milan e kanë vënë në shënjestër dhe duan shërbimet e sulmuesit të artë para portës. Në rast se largohet Ibrahimoviç, Eto është alternativa e parë dhe njëkohësisht mund të jetë pjesë e tratativës që do çojë Ibran në Barcelonë.
Ndërkaq Milani pas shitjes së Kakasë, siç e theksoi dh Berluskoni e Galiani, është në kërkim të një sulmuesi me peshë, dhe Eto i pëlqen si Galianit ashtu edhe Leonardos. Tek Milani Eto mendohet të ketë pranë edhe brazilianin Ronaldonjo dhe në treshe me Paton pritet t’i rikthehen lavdisë kuqezi.
Për kameranusin është interesuar edhe Mançester Siti që dëshiron të bëjë një ekip ëndrrash me trion Robinjo-Tevez-Eto, por sulmuesi i Barçës nuk dëshiron një ekip që nuk lufton për tituj prestigjiozë.
Kontrata e kamerunasit skadon vitin tjetër dhe Guardiola nuk e dëshiron më në skuadër. Çmimi i Etosë nuk është i papërballueshëm, Laporta mund ta lërë të lirë për 30 milionë euro.