E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta sulmon të sapozgjedhurin Florentino Perez

Barcelonë - Huan Laporta lëshon shigjetat e para në drejtim të Florentino Perezit, vetëm një ditë pas zgjedhjes së këtij të fundit në krye të Realit të Madridit. Presidenti i katalanasve i akuzon rivalët e tij se po prishin balancat e vendosura në merkaton spanjolle me blerjen e brazilianit Kaka.

“Normalizuam merkaton me një ndjenjë të madhe përgjegjësie që kërkojmë ta ruajmë, por Reali do te shkatërroje gjithçka”, citohet Laporta në faqet e “Marca”

“Ne kemi një klub qe menaxhohet në mënyre të përkryer. Lojtarët që duan të përmirësojnë prestigjin e tyre, e dinë se Barcelona është si një pikë referimi për ta”, përfundon Laporta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›