E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto`o drejt Manchester Cityt?

Manchester City është klubi i fundit që është duke u përfolur për një transferim të sulmuesit të Interit, Samuel Eto`o, pasi ishte thënë se edhe PSG po interesohet për kamerunasin.

"Il Corriere dello Sport" pohon se City është shumë i interesuar për sulmuesin kamerunas, pasi po humb terren në garën për Alexis Sanchez.

City po mendon të bëjë një ofertë prej 25 milionë eurosh, por Interi nuk dëshiron të dëgjojë për shuma nën 50 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›