E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona është më e mira, thotë Gago

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 12:49

Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago pothuajse ka konfirmuar largimin e tij nga klubi, duke deklaruar se Barcelona është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave.

Gago erdhi në Real nga Boca Juniors më 2006 për 20 milionë funte dhe fillimisht luajti rol të rëndësishëm në mesfushën e gjigantit madrilen.

Mirëpo, ardhja e disa futbollistëve me karakteristika të ngjashme me të tijat, përfshirë Lassana Diarran dhe Sami Khediran, ka bërë që Gago të ketë minutazh të kufizuar në Santiago Bernabeu.

Reprezentuesi argjentinas bëri vetëm katër paraqitje në La Liga sezonin e kaluar dhe spekulohet me largim nga klubi, meqë thuhet se kërkohet nga Liverpool dhe disa klube nga Serie A. Ai përforcoi edhe më tepër mundësinë e largimit të tij nga Reali, duke lavdëruar rivalin e tyre kryesor Barcelonën.

“Barcelona është ekipi më i mirë në histori”, tha Hago për ESPN Argjentina. Ai sugjeroi se madrilenët duket të pranojnë superioritetin e katalanëve. “Ata janë larg mbi Real Madridin dhe tifozët nuk duan ta pranojnë këtë”, përfundoi Gago. Me deklarata të këtilla, Gago vështirë se do të ketë të ardhme në Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›