E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani ka para, por nuk shpenzon

Milani është duke pritur një fond prej 50 milionë eurosh për të filluar transferimet para startit të sezonit të ri.

Sipas një burimi të Goal, Adriano Galliani dhe Massimiliano Allegri janë të përkushtuar që të sjellin një yll të madh në San Siro, por nuk po nxitohen për këtë.

“Klubi është duke shikuar një fond prej 35-50 milionë eurosh dhe pjesa më e madhe do të shpenzohet në merkato. Kur këto fonde të jenë siguruar, atëherë do të fillojnë tentimet për të ashtuquajturin mr. X”, theskoi një burim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›