Eto‘o kërkon të largohet pas fyerjeve të tifozëve
Samuel Eto‘o nuk e ka kaluar lehtë protestën e tifozëve ndaj tij në ndeshjen e fundjavës kundër Majorkës, duke u kërkuar drejtuesve të Barcelonës ta shesin gjatë merkatos verore. Mediat spanjolle kanë publikuar dje ngjarjen e fundit në kampin katalanas, që duket se është përfshirë nga kaosi gjatë ditëve të fundit, sidomos pas lajmit të largimit të Frenk Fajkard në fund të këtij sezoni. Duke parë se në treg nuk ka shumë lojtarë të kalibrit të Eto‘o, katalanasit do të mundohen ta bindin futbollistin të qëndrojë, dhe nëse nuk do të jetë e mundur, do të përpiqen ta shkëmbejnë me një tjetër sulmues cilësor, David Trezege të Juventusit.
Eto‘o është shqetësuar shumë nga fakti se tifozët e skuadrës mendonin se ai kishte marrë me dashje një karton të verdhë për të munguar në ndeshjen kundër Realit të Madridit. Fansat e vërshëllyen gjatë të gjithë ndeshjes kundër Majorkës, duke e irrituar lojtarin. Një gjë e tillë ishte më se e dukshme, pasi Eto‘o shënoi golin e dytë për Barcelonën në këtë sfidë. Ai e ndoqi topin në rrjetë dhe e shkelmoi disa herë me forcë para se hidhte vështrimin përsëri nga tribunat ku qëndronin ultrasit. Sipas gazetës katalanase, "Sport", pas ndeshjes ai është shfaqur i inatosur dhe ka bërë të qartë se po mendon seriozisht largimin nga Barcelona, duke i kërkuar menaxherit të tij të dëgjojë ofertat që vijnë nga jashtë Spanjës. Ky lajm do të mirëpritet në Angli dhe Itali, pasi Totenhemi po bën gati prej kohësh një ofertë të majme për ta blerë futbollistin, ndërsa edhe Interi ka ndjekur me kujdes situatën e muajit të fundit. "Sport" ka bërë të qartë se pavarësisht egoizmave të veçanta në fushë, Eto‘o ka mbajtur gjithmonë një qëndrim prej futbollisti profesionist dhe kjo ishte arsyeja pse ai ishte çuditur më shumë nga reagimi i tifozëve ndaj tij. Drejtuesit dhe trajnerët e Barcelonës po mundohen prej dy ditësh të qetësojnë futbollistin dhe i kërkojnë të ndryshojë mendje, por duket se ai nuk e duron më faktin se ka kundër tifozerinë katalanase.
Në një situatë të tillë, Laporta po mendon të zëvendësojë kamerunasin me një sulmues tjetër po aq cilësor. Si rrjedhojë, ai nuk po mendon shitjen e tij, por shkëmbimin me një tjetër bomber të nivelit të lartë. Sipas mediave spanjolle dhe italiane, hipoteza më e mundshme është ajo e David Trezege, francezit të Juventusit, i cili është kërkuar edhe më parë nga ekipi katalanas. Ne vitin 2004, futbollistit iu bë një ofertë nga katalanasit, por ai e refuzoi duke rinovuar kontratën me bardhezinjtë, pasi besonte te projekti i Fabio Kapelos. Por tani ideja e largimit të tij nga Juventusi nuk është më utopike, pasi francezi ka fituar thuajse gjithçka me këtë ekip dhe do të dëshironte të provonte një eksperiencë të re jashtë Italisë. Nga ana e tyre, bardhezinjtë po mendojnë ende rreth variantit që do t‘u propozojë Barcelona, pasi janë të shqetësuar nga rroga e lartë që përfiton Eto‘o, në një kohë kur bilanci i klubit nuk është më si vite më parë, si rrjedhojë e procesit "Calciopoli". Katalanasit do të dëshironin t‘i propozonin një shkëmbim edhe Interit, duke kërkuar Ibrahimoviç, por Morati nuk ka ndër mend të heqë dorë nga sulmuesi suedez.