E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe duan Guardiolen eshte nje sfide Inter-elsi

Konkurrenca

Futbolli i tij i stuhishem dhe i mrekullueshem. Eumlshte tamam e kunderta e karakterit te tij i urte i thjeshte i permbajtur. Guardiola ka ditur te ndertoje nje Barcelone per fantashkence te pazakonte dhe te mahnitshme por nuk eshte sistemuar kurre ne nje piedestal para kolegeve te tij. Edhe te henen ne mbremje pasi i ka shkaktuar Murinjos humbjen me te thelle ne karriere plot me medalje dhe elozhe nuk e ka tradhtuar stilin e tij duke u shfaqur i ekuilibruar ashtu sic ka qene gjate gjithe karrieres se tij si trajner. Gjenial i gatshem per dialog por edhe autoritar i qarte ne zgjedhje gjithnje larg kompromiseve. Ne 2008 rindertoi Barcelonen duke lene jashte projektit te tij Ronaldinjon e Dekon ne 2009 Etoo ne 2010 Ibrahimovic. Ka rinovuar kontraten e tij me Barcen deri ne 2012. I zgjedhur nga Laporta i konfirmuar Rosel trajneri katalanas eshte shnderruar ne endrren e Moratit per pankinen zikalter. Por Abramovic eshte gati ta rrembeje. Dhe Anceloti po ndien lekundjet dhe fati i tij mund te jete transferimi te Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›