Ëndërrojnë skenën e "Eurosong"

Edicioni i 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në datat 20,21 dhe 22 dhjetor. Këtë vit në të konkurrojnë 26 këngëtarë të përzgjedhur pas disa fazave konkurrimi nga një komision profesional.
Në konferencën për mediat, që u mbajt gjatë fundjavës në Tiranë, u bë e ditur se do të jenë 13 këngëtarë natën e parë, 13 natën e dytë , transmetojnë mediat shqiptare. Ndërsda 16 më të mirët mes tyre do të kalojnë në natën finale dhe kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në "Eurosong".
Këngëtarët që ëndërrojnë të paraqiten në skenën e festivalit evropian të këngës, janë vendosur sipas radhës që do këndojnë në dy netë.Nata e parë: Selami Kolonja, Rosela Gjylbegu, Kejsi Tola, Vesa Luma, Elis Nova,Kozma Dushi, Bon bon Band, DR.Flori&Fabi, Merland Kademi, Rezarta Smaja, Ardian Bujupi, Xheni&Enxhi Kumrija, Arjela Krasniqi.
Në natën e dytë interpretojnë: Arjan Dredhasi, Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko, Hersi Matmuja, LNYX, Entela Zhula, Anjeza Shahini, Kelly, Bojken Lako, Marsela Çibukaj, Valon Shehu, Ani Çuedari, grupi "Na" dhe Flaka Krelani. /Indeksonline/