Stresi, rrëfen ditët pas grilave

Gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi pak ditë më parë lirimin e reperit Stresi pas ndryshimit të masës “arrest me burg” të vendosur në Shkallën e Parë në “detyrim për paraqitje”.
Reperi ka treguar se si i ka përjetuar këto ditë në qeli dhe këndvështrimin e ri për jetën:
"Reflektim total kanë qenë ato ditë izolimi në burg për mua. Dua të them që burgu është njerëzor, pra për njerëzit është dhe kur të ndodh, të ndodh s’i shpëton dot. Gjithsesi, unë ia kalova shumë mirë. Edhe pse i mbyllur s’ke ku shkon pa u përshtatur, pra do, s’do, do përshtatesh. Me pak fjalë, ishte një mësim i mirë."
Duke folur për "Panorama", Stresi ka treguar se çfarë i mungonte më shumë, duke thënë:
"Në fakt, aty është një botë krejt ndryshe. Aty je në ajër, në kuptimin që ka dallim shumë me jetën e lirë. Nuk ke pranë njerëzit më të afërt, të mungon shtëpia, të mungon gjithçka, por s’ka rrugë tjetër vetëm duhet të kesh kurajë dhe të mos të mendosh për botën jashtë, por për të dalë që andej." /Indeksonline/