Edhe Kim di të jetë e “neveritshme”

Fluturimi 18 orësh nga Kuvaiti për në Majemi duket se e ka rraskapitur bukuroshen Kim Kardashian.
Ajo është parë në aeroportin e Majemit si mos më keq, e pa grimosur dhe me shenja në fytyrë e plasaritje në buzë.
Ndonëse Kim gjithmonë mundohet të duket super glamuzore dhe kujdeset per cdo detaj sa i përket pamjes, ka momente kur ajo nuk i’a del një gjëje të tillë dhe nxerr në pah Kimim e vërtetë.
Ajo ka qenë e pranishme në Bahrain me rastin e hapjes solemne të dyqanit, “Millions of Milkshakes” ndërkaq, vizita e saj i ka acaruar banorët islamik të këtij vendi të cilët janë ngritur në proteste kundër vizitës së Kim.
“Kim Kardashian, nuk je e mirëseardhur” kanë qenë parullat e protestuesve./Indeksonline/